Konfindustria: për amnistinë fiskale kërkohet konsensusi i partnerëve strategjikë - Business Magazine Albania

Konfindustria: për amnistinë fiskale kërkohet konsensusi i partnerëve strategjikë

Konfindustria

Konfindustria vlerëson, se kushti kryesor për kryerjen dhe suksesin e nismës së fundit të qeverisë për amnistinë fiskale, është miratimi paraprak nga BE dhe partnerët strategjikë. Cdo diskutim teknik për brendinë dhe zbatimin e “amnistisë” duhet të kryhet pas shpalljes publike të mbështetjes ndërkombëtare.

Së pari, marrja e mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë për “faljen fiskale” ka rëndësi sepse Shqipëria ka angazhimet e saj si pjesë e marrëveshjeve integruese në BE, Nato dhe të sigurisë globale, përfshi edhe luftën kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Së dyti, në mungesë të miratimit të partnerëve strategjikë euroatlantikë për “faljen fiskale” rrezikojmë dështimin e saj të parathënë. Subjektet dhe qytetarët do të shmangeshin nga vetëpërfshirja, pikërisht për arsye të mungesës së sigurisë ligjore të plotë nga kontrollet e mëpasshme të agjencive të specializuara të BE. Shqipëria, në rrugën e saj të proceseve integruese, gjithmonë edhe më shumë do të jetë nën kontrollin  e institucioneve të partnerëve strategjikë, BE, SHBA, etj.

Së treti, mbështetja institucionale e shteteve partnere të BE, SHBA, etj. është vendimtare edhe në zbatimin në praktikë të procesit të “aministisë fiskale”. Ndalimi i përfshirjes në “faljen fiskale” të kapitaleve, që janë me burim korrupsionin politik, trafiqet dhe krimin e organizuar, mund të bëhet e mundur më shkallë të lartë suksesi vetëm me përfshirjen e institucioneve të BE, SHBA dhe partnerëve. Shumica e sasisë së kapitaleve, që do të mund të përfshihen në “amnisti fiskale”janë me burim të drejtëpëdrejtë nga shtetet partnere.

Lexo: Konfindustria: çmimet e larta kanë ulur konkurueshmërinë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0