Konfindustria: kriza e energjisë të parashikohet në buxhet me masa konkrete - Business Magazine Albania

Konfindustria: kriza e energjisë të parashikohet në buxhet me masa konkrete

Konfindustria

Konfindustria i kërkon qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, që të plotësojnë domosdoshmërisht Paketën Fiskale 2023 me masa të prekshme dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në përballimin e krizës energjitike nga bizneset dhe qytetarët.

Konfindustria mbështet në parim vendosjen e taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë, sipas modelit të vendeve të BE. Taksës së jashtëzakonshme duhet t’i nënshtrohen pa përjashtim të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike, që e kanë shitur energjinë në tregun e lirë gjatë vitit 2022 dhe jo vetëm disa prodhues të mëdhenj. Ka të dhëna, që edhe prodhues të vegjël dhe të mesëm kanë shitur energji elektrike në treg të lirë në shkelje të kontratave konçesionare, që detyrojnë shitjen energjisë kompanive publike me çmim të paracaktuar. Gjithashtu, duhen parë hapsirat ligjore të marrëveshjeve koncesionare, që taksimit të ngjashëm ti nënshtrohen edhe kompanitë prodhuese të naftës.

Konfindustria, mbështetur në vlerësimet e ardhura nga bizneset, kërkon parashikimin në Paketën Fiskale 2023 të masave si më poshtë për lehtësimin e përballimit të krizës energjitike:

1- Përjashtimin nga të gjitha llojet e taksave të “gazit të lëngshëm” për vitin fiskal 2023 pa përjashtim për përdorim familjarë, biznese dhe automjete. E njëjta masë të merret për importet e “druve të zjarrit” dhe prodhimeve të ngjashme për ngrohje. Masa e mësipërme është me ndikim të ndjeshëm edhe në mbrojtjen e mjedisit nga prerjet e pemëve.

2- Të përjashtohen nga taksat të gjitha materialet/pjesët, që përdoren për prodhimin e “paneleve diellore” dhe prodhimeve “ termoizoluese” të banesave. Me qëllim nxitjen e industrisë së prodhimit të paneleve diellore në vend të parashikohet mbështetje financiare në buxhetin e vitit 2023, sipas modeleve të vendeve të tjera të BE dhe Rajonit.

Masat në fjalë kanë ndikim të papërfillshëm në të ardhurat e parashikuara të buxhetit të shtetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0