Konfindustria vlerëson, se shtyrja nga qeveria me 1 vit e kontratës koncesionare të ngjyrosjes së karburanteve është kryer pa asnjë arsyetim ekonomik për efektivitetin e deritashëm si dhe është shkelje e pastër ligjore.
Sipas njoftimit të Konfindustrisë, ky vendim i ekzekutivit është shprehje e qartë e korrupsionit të tipit “state capture/kapje e shtetit” dhe plotëson kushtet për ankimim në gjykatë dhe SPAK. Koncesioni i ngjyrimit të karburanteve u ka kushtuar deri tani biznesit dhe qytetarëve shqiptarë më shumë se 30 milionë usd.
Koncesioni e ka rritur vlerën fundore të karburanteve, sipas Konfindustrisë, që paguhet nga konsumatorët fundorë me 1 lekë/litër. Kostoja shtesë e pritshme nga zgjatja e koncesionit të ngyrosjes, që do të paguhet nga bizneset dhe qytetarët, është 7-8 milionë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.