Për Paketën Fiskale 2019, Konfindustria ka hartuar propozimet për Ministrinë e Financave. Dy janë kërkesat kryesore:
Së pari, tatimi i dividentit për bizneset në treget e hapura (ku ka konkurencë të lirë) të jetë Zero. Për bizneset, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, koncesione, PPP, licenca shtetërore, etj (që kanë shkallë të ulët konkurence) dividenti të jetë i shkallëzuar në rritje, në varësi të fitimit.
Së dyti, Konfindustria kërkon, që si pjesë e rëndësishme e Paketës Fiskale 2019, të parashikohet ulja në vlerën zero e tatimit për fitimin e riinvestuar nga bizneset. Kjo normë aplikohet pothuajse nga të gjitha vendet e rajonit, sipas Konfindustrisë. Sipas saj, kjo masë nxit rritjen e investimeve dhe rritjen e fuqisë konkuruese të vendit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto