Konfindustria kërkon që të ndryshohet mënyra e funksionimit të Bordit të Çmimeve të Karburanteve - Business Magazine Albania

Konfindustria kërkon që të ndryshohet mënyra e funksionimit të Bordit të Çmimeve të Karburanteve

Bordit të Çmimeve të Karburanteve

Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe vendimmarrjes politike të ndryshojë thelbësisht dhe në një kohë sa më të shpejtë, mënyrën e përbërjes, ndërtimit dhe funksionimit të Bordit të Çmimeve të Karburanteve. Konfindustria vlerëson, se mënyra e ndërtimit të bordit është me ngarkesë të qartë të përplasjes institucionale, mungesës objektive të vlerësimeve dhe profesionalizmit si dhe krijon hapësira të mëdha për subjektivizëm dhe korrupsion.

Së pari, është e paarsyetuar prania në vendimmarrje e përfaqësuesve të kompanive, që janë subjekt i kontrollit për spekullime të çmimeve. Në këtë rast krijohet përplasje e drejtëpërdrejtë me vetë qëllimin e krijimit të Bordit të Çmimeve të Karburanteve.

Së dyti, edhe prania e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave është në përplasje të qartë institucionale me qëllimin e krijimit të Bordit. Ministria e Financave është e interesuar për çmime sa më të larta të karburanteve, në mënyrë që të shtojë të ardhurat në buxhet. Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2022 të ardhurat buxhetore janë tejkaluar me pothuaj 200 milionë $ nga parashikimi si pasojë direkte e inflacionit, duke goditur ashpër prodhimin vendor, industritë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Së treti, është e domosdoshme paraqitja publike e metodikës dhe arsyetimit rast pas rasti për çdo vendim të Bordit me qëllim shmangien e subjektivizmit dhe korrupsionit.

Lexo: Si të shpëtojmë Amazonën nga shkatërrimi? Sipërmarrësi mendon se zgjidhja është NFT-ja

Konfindustria vlerëson, se modeli më i përshtatshëm është krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, institucion profesional i përhershëm në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas vlerësimeve të përditësuara nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë del, që çmimet e karburanteve në Shqipëri janë 15-20 lekë më të larta sesa fqinjët, duke përllogaritur edhe ndikimin e ngarkesës fiskale të ndryshme. Ndërkohë në vlerë absolute, çmimet e naftës në Shqipëri në javën e fundit të muajit mars 2022 janë 70-80 lekë më të larta sesa Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Gjithashtu, tepër të larta janë edhe krahësimisht shteteve të tjera të Rajonit dhe BE, që kanë një nivel të ardhurash vjetore shumë më të lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0