Konfindustria rishpreh shqetësimin për vazhdimin e mosndërhyrjes në vazhdimësi të Bordit të Trasparencës edhe gjatë fillmvitit 2023 për uljen e çmimit të karburanteve në tregun vendor.
Sipas të dhënave nga bursat ndërkombëtare cçimi i naftës ka rënë me shpejtësi, duke u përafruar ndjeshëm kuotave më të ulta të vitit 2022. Mbështetur në vlerësimet krahësuese me bazë vjetore, çmimi i shitjes me pakicë të produktit “naftë/diesel” në tregun shqiptar duhet të ishte më i ulët se 183 lekë/litër. Ndërkohë, prej mëse 2 javësh cmimi i naftës në tregun shqiptar është në kufijtë e pothuaj 200 lekë/litër. Kostot e mësipërme shtesë për qytetarët dhe bizneset arrijnë në vlera miliona dollarë.
Konfindustria rishpreh shqetësimin e saj, se Bordi i Trasparencës në vazhdimësi vonon në mënyrë të tejskashme kohore dhe qartësisht të qëllimtë vendimarrjen në rastin e uljes së çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëare. Në të njejtën kohë institucioni në fjalë vazhdon praktikën e vendimarrjes së menjëhershme në rast të rritjes së cmimeve së karburanteve, duke e pasqyruar drejtëpërdrejtë në tregun vendor.
Lexo: Nafta zbret nen 200 lekë/litër
Praktika e mësipërme godet ashpër interesin publik dhe favorizon hapur oligopolin e operatorëve të karburanteve, rritjen e sfocuar të të ardhurave buxhetore si dhe mbështet kontrabandën masive.
Konfindustria ka kërkuar në vazhdimësi shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe themelimin e Entit të Karburanteve si dhe marrjen e masave për rritjen e domosdoshme të konkurueshmërisë në tregun më të madh strategjik të vendit prej 10—11% të PPB me qarkullim mbi 1.5 miliard $/vit. Enti i Karburanteve duhet të jetë në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe i përbërë nga profesionistë.
Sipas saj, “Bordi i Trasparencës është në varësi të ekzekutivit dhe i përbërë, në konflikt të plotë interesi, në gjysmën e tij nga përfaqësues të vetë subjekteve tregëtare, që duhet të hetohen për spekullime të mundshme në treg”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.