Konferenca “Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona” - Business Magazine Albania

Konferenca “Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona”


Banka e Shqipërisë ka njoftuar organizimin e Konferencës së parë të Muzeut të Bankës
së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në datat 14-15 Qershor 2017, në selinë e saj qendrore, në Tiranë.

Konferenca do të jetë një veprimtari dy ditore që do t’i kushtohet temës: “Paraja dhe bankingu në
Shqipëri, nga antikiteti deri në ditët tona” (dita e parë e saj).

Ndërsa dita e dytë e kësaj konference do t’i dedikohet rolit edukues të muzeve të bankave qendrore në njohjen e historisë së parasë, bankingut dhe rritjes së kulturës financiare përmes ekspozitave, edukimit dhe inovacionit.

Qëllimi i ditës së parë të konferencës është të mbledhë së bashku historianë, numizmatë, arkeologë,
e studiues të historisë monetare e ekonomike, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të
tyre në fushën e prodhimit dhe qarkullimit monetar, historisë ekonomike dhe zhvillimit të bankingut
në vendin tonë, nga antikiteti e deri në ditët tona.

Aktiviteti do të organizohet në tre sesione të fokusuara përkatësisht në lashtësi, mesjetën deri në shpalljen e pavarësisë dhe në periudhën moderne nga shpallja e pavarësisë deri në ditët tona.

Temat e propozuara:

  • Shkëmbimi paramonetar dhe dëshmi të formave paramonetare të këmbimit në lashtësi
  • Prodhimi dhe qarkullimi monetar në Ilirinë e Jugut, shek. V-I p.e.s
  • Thesaret që fsheh nëntoka shqiptare, burim i rëndësishëm informacioni për numizmatikën
    ilire
  • Ekonomia, shkëmbimi dhe qarkullimi monetar në shek. IV-XIV, në territoret shqiptare
  • Qarkullimi monetar dhe marrëdhëniet tregtare të viseve shqiptare nën Perandorinë Osmane
  • Adriatiku: vijë ndarëse dhe urë lidhëse e shkëmbimeve tregtare në prag të Luftës së Parë
    Botërore
  • Përpjekjet e para për krijimin e një banke kombëtare shqiptare dhe emetimi i monedhës
    parë shqiptare
  • Politika monetare dhe mekanizmi ekonomik gjatë sistemit komunist
  • Zhvillimi i bankingut qendror modern, një shtysë për rritjen ekonomike të vendit

Data: 14-15 Qershor 2017
Vendi: Banka e Shqipërisë, Tiranë
Gjuhët e konferencës: shqip dhe anglisht

Burimi: bankofalbania.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0