Konferenca ndërkombëtare shkencore në Tiranë, mundësi për studentët dhe studiuesit e rinj - Business Magazine Albania

Konferenca ndërkombëtare shkencore në Tiranë, mundësi për studentët dhe studiuesit e rinj


ARICON në bashkëpunim me Universitetin Metropolitan të Tiranës organizon për herë të parë në Shqipëri konferencën shkencore “Applied Research International Conference on Business, Social and Technological Innovations (ARICBSTI)”. Një mundësi e mirë për akademikët dhe kërkuesit shkencorë për t’u dhënë përmasa ndërkombëtare punimeve të tyre.

Me një dimension global dhe një eksperiencë prej 12 vitesh, ARICON vjen për herë të parë në vendin tonë, duke organizuar një konferencë shkencore. ARICON është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Britaninë e Madhe dhe Australi për Kërkim Shkencor dhe Zhvillim, e cila synon të ofrojë një platformë për akademikët dhe kërkuesit shkencorë në të gjithë botën.

Në këtë konferencë mund të marrin pjesë akademikë, kërkues shkencorë, konsulentë apo politikanë me formime dhe qëllime të ndryshme. Konferenca ofron mundësi pjesëmarrjeje jo vetëm për studiuesit që kanë përfunduar doktoraturën e tyre, por edhe ata që janë në proces doktorature, studentët apo edhe ata që janë të interesuar që të ndjekin nga afër referimet.

Kjo është një mundësi e mirë për ndërkombëtarizimin e punimeve shkencore shqiptare. Punimet e prezantuara do të kenë mundësinë të botohen në një prej dymbëdhjetë revistave shkencore partnere të ARICON, ku përfshihen “British Journal of Economics, Management & Trade”, “Australian Journal of Engineering and Technology Research”, “American Economic & Social Review”, “International Journal of Entrepreneurship” etj.

Afati i fundit i aplikimeve është data 31 Maj 2019. Aplikimi në këtë konferencë bëhet online, në linkun: https://arintconferences.com/aricbsti-2019-albania/. Brenda datës 10 Qershor duhet të dorëzohet abstrakti i punimit, ndërsa konferenca do të zhvillohet në datat 19-20 Qershor në ambientet e Universitetit Metropolitan Tirana. Dorëzimi i punimit të plotë: 10 Korrik 2019 në adresën ariconferences@gmail.com 

Çfarë përfshihet brenda pagesës së konferencës:

  • Pjesëmarrja në të gjitha seksionet e konferencës
  • Certifikata për pjesëmarrjen
  • Baza materiale
  • Libri elektronik me abstraktet dhe programin shkencor të konferencës
  • Libri elektronik me punimet e botuara dhe numrin përkatës ISBN
  • Drekat
  • Pushimet e kafesë
  • Kokteili i mirëseardhjes
  • Tur në qytetin e Tiranës

Për më shumë informacion rreth pagesës dhe aplikimit klikoni në linkun: https://arintconferences.com/aricbsti-2019-albania/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0