Kondicioneri që mund ta merrni kudo me vete - Business Magazine Albania

Kondicioneri që mund ta merrni kudo me vete


Një kompani në San Francisko ka prezantuar idenë e saj për krijimin e një kondicioneri portativ, për të përballuar të nxehtin e stinës së verës. I quajtur “Zero Breeze”, ai mund të bëjë më shumë se sa thjesht freski. Pse? Ai është dizenjuar për të karikuar paisje te tjera elektrike (smartphonë, tabletë), të ndriçojë, të luajë muzikë dhe ka një bateri të rikarikueshme, e cila mund të zgjasë deri në 5 orë.

Ideja e një kondicioneri portativ të ajrit nuk është e re, pasi ata kanë qënë gjithmonë në dispozicion në madhësi të ndryshme. Megjithëse sigurojnë një ftohje të shkëlqyer, ata kanë nevojë për një burim të vazhdueshëm energjie dhe kjo e kufizon përdorimin e tyre vetëm në ambientet e brendshme. Prodhimi i frohjes nga “Zero Breeze” do të jetë 1,000 BTU/h dhe mund të freskojë një sipërfaqe deri në 4.6 metër katror.Ai mund të ulë temperaturën deri në 7 °C.

Por ato që e bëjnë “Zero Breeze” tërheqës janë tiparet shtesë të kësaj pajisje, si për shembull, një bateri me kapacitet 40.000-mAh. Madhësia e tij është 46.4 x 16.2 x 9.6 cm dhe peshon 4 kg. Ai gjithashtu ka një portë USB 5 V/1 A, dritë LED dhe një altoparlant Bluetooth. Zero Breeze vjen në dy ngjyra: blu dhe portokalli dhe çmimi i tij fillestar do të jetë 150 dollarë.

Kondicioneri-që-mund-ta-merrni-kudo-me-vete-business-mag Kondicioneri-që-mund-ta-merrni-kudo-me-vete-business-mag Kondicioneri-që-mund-ta-merrni-kudo-me-vete-business-mag Kondicioneri-që-mund-ta-merrni-kudo-me-vete-business-mag

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0