Komunikim i rëndësishëm përmes Tic-Toc? Apliko për praktikë deri me 7 Maj - Business Magazine Albania

Komunikim i rëndësishëm përmes Tic-Toc? Apliko për praktikë deri me 7 Maj


Një mundësi e shkëlqyer për stazh – krijues në komunikim me video tic – toc!

Për të rinj e të reja të apasionuar pas rrjeteve sociale dhe komunikimit në to! Veçanërisht në krijim dhe shpërndarje videosh të modelit tic-toc!

Stazh krijues për disa muaj. I mbështetur financiarisht mbi bazën e krijimtarisë. Prof.Artan Fuga, Drejtues i Departamentit të Gazetarisë mbështet këtë projekt duke e ndarë në mediat sociale. Ai ka theksuar se stazhi drejtohet dhe menaxhohet nga agjenci serioze dhe profesionistë të komunikimit social dixhital!

Projekti mbështetet nga Ambasada Zviceriane në kuadrin e mbështetjes për projekte për Shqipërinë!

Qëllimi është i rëndësishëm! Të nxiten të rinjtë të marrin pjesë në komunikim në hapësirën publike, duke përdorur kodet dhe platformat që kanë për zemër.

Sfida e tyre ndaj mediave tradicionale dhe ndaj traditave të vjetra të komunikimit është trend botëror!

Qindra milionë të rinj në mbarë botën shprehen me videot tic – toc!

Agjencia në fjalë, sipas prof Fugës, po krijon ekipin e të rinjve që do të jetë promotori i një shtyse ku marrin pjesë qindra e mijëra të rinj nga Shqipëria dhe shqiptarë nga të gjitha hapësirat gjeografike!

Vendet janë të kufizuara pra duhet nxituar!

Ftohen kandidatët e apasionuar ose të interesuar të kontaktojnë agjencinë në adresën elektronike: medialook@yahoo.com për të komunikuar me drejtuesit e stazhit.

Procedurat e rregjistrimit përmbyllen në datën 7 Maj 2020.

Intervista dhe vetë stazhi kryhen online!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0