Delegacioni prej rreth 40 kompani të fushës së IT-së do të kërkojnë të takohen me kompani irlandeze dhe klastera/organizata të sektorit të sipërpërmendur, për të diskutuar mbi mundesi të të bërit biznes, veçanërisht në fusha si FinTech, eHealth, Travel Tech, Cyber Security, Telecom e shumë të tjera.
Përfitimet kyçe do të jenë; rrjetëzimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja të biznesit, eksplorimi i mundësive të reja të biznesit (B2B and B2G), duke përfshirë këtu sipërmarrje të përbashkëta, konsorciume, zhvillime produktesh të përbashkëta, eksplorim i mundësive të bashkëpunimit për projekte Institucionesh Financiare Ndërkombëtare (IFI), ndërkombëtarizimi, njohja me tregjet e reja dhe promovimi i eksporteve.
Ftohen të marrin pjesë:
- Kompani IT (SMEs) të përfshira në FinTech, eHealth, Travel Tech, Cyber Security, Telecoms, etj.
- Klastera dhe Organizata IT
- Zyra të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtar
- Institucione Financiare Ndërkombëtare (IFI) dhe përfitues të projekteve të kësaj fushe.
Proçesi i regjistrimit për pjesëmarrje në event do të kryhet në platformën online http://irelandbalkans.talkb2b.net/, përgatitur nga Dhoma e Tregtisë e Dublinit.
Për çdo paqartësi apo pyetje që mund të keni, mos hezitoni të kontaktoni në adresën e e-mailit jonida_haxhillari@cci.al.
burimi: cci.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto