Kompanitë kroate duan të hyjnë në tregun shqiptar - Business Magazine Albania

Kompanitë kroate duan të hyjnë në tregun shqiptar


Ambasadori Melo është takuar në datë 10 tetor me drejtuesen e kompanisë Fitoaroma, Dubravka Orlić-Bašlin. Gjatë takimit, Ambasadori Melo, shprehu kënaqësinë që një numër gjithnjë e më i madh i kompanive kroate dëshirojnë të futen në tregun shqiptar, dhe për këtë Ambasada do të jetë gjithmonë pranë të interesuarve, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

Znj. Orlić-Bašlin ka shfaqur interesin për hyrjen në tregun shqiptar, nëpërmjet dy mundësive: gjetjes së partnerëve të mundshëm shqiptarë për tregtimin e produkteve të kompanisë “Fitoaroma”, si edhe nëpërmjet mundësisë së hapjes së degës së kompanisë në Shqipëri për të kultivuar bimët që shërbejnë si bazë e produkteve të kësaj kompanie.

Për më tej, të interesuarit mund të drejtohen tek faqja në internet e kompanisë: www.fitoaroma.hr

Burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0