Kompanite e huaja trefishojne transferimet e tyre tek kompania meme - Business Magazine Albania

Kompanite e huaja trefishojne transferimet e tyre tek kompania meme


Sipermarresit e huaj qe prej vitesh jane ne Shqiperi vijojne te transferojne fitimet e tyre tek kompania meme. Kjo ndodh kryesisht ne sektorin bankar dhe telekomunikacion.

Por ajo çfare eshte e dukshme ne vitin qe lame pas eshte trefishimi i ketyre transfertave ne nje periudhe te shkurter kohore. Kete konfirmojne te dhenat e Bankes se Shqiperise, ku pas konstatimit qe Investimet e Huaja Direkte kane rene ne vendin tone, pohohet statistikisht dhe fakti i trefishimit te transferimit te parave ne kompanite meme.

Specialistet e ekonomise bejne te ditur se kjo rritje e transferimit ka ardhur si shkak i regjimit te taksave ne vendin tone, e kryesisht te rritjes se taksimit te dividendit ne masen 15 per qind. Nga ana tjeter kjo shihet dhe si nje nga arsyet qe ka mbajtur euron ne nivele te larta ne tregun e brendshem, edhe pse ne bursen nderkombetare ajo ka rene.

E me konkretisht sipas shifrave te fundit ne bilancin e pagesave, pjesa e debise ne zerin e te ardhurave nga investimet u rrit me 3 here, nga 81.7 milione euro qe ishte ne 2013-en ne 240 milione nje vit me pare.

Rritja ka qene veçanerisht e forte ne dy tremujoret e fundit te ketij viti, ku fitimet e transferuara jashte kercyen ne 64 milione euro, nga 10 milione euro ne periudhen qershor-shtator 2013 dhe nga 24 ne 70 milione euro ne tremujorin e fundit.

Transferimi i fitimeve jashte vendit shenoi nje rritje te ndjeshme ne periudhen 2007-2009, duke qene dhe nje nga faktoret qe zhvleresoi lekun ne vend (kerkesa e kompanive per valute ishte shume e madhe ne nje treg qe vleresohet se kemben rreth 3-5 milione euro ne dite, duke ndikuar ndjeshem kursin e kembimit).

Me pas ky ze shenoi renie, teksa kompanite filluan te ndienin presionin e krizes ekonomike. Por, ne vitin 2014, fitimet e transferuara u rriten ndjeshem.

Arsyeja kryesore e rritjes se transferimit te fitimeve se lidhet me faktin qe nga 1 janari 2015 tatimi mbi dividendin u be 15%.

Duket se kompanite e huaja nxituan te bejne shperndarjen e dividendit ne vitin qe kemi lene pas, duke mos i lene ato per vitin 2015.

Sipas Bankes se Shqiperise, fluksi dales i investimeve eshte kryesisht ne formen e pagesave te dividendeve dhe vleres se fitimit te riinvestuar pjese e investimeve direkte ne Shqiperi. Kjo duket te jete reflektuar dhe ne te ardhurat nga ky ze ne buxhet kete vit.

Sipas statistikave te Ministrise se Financave, te hyrat nga tatimi mbi te ardhurat personale rane me 12.6% per 2-mujorin, ne rreth 4 miliarde leke.

Si shkak i kesaj levizje te kompanive qe investojne ne vendin tone, kerkesa e rritur per valute nga kompanite qe transferojne fitimet eshte dhe nje nga arsyet kryesore qe shpjegon euron e forte ne Shqiperi, qe ka mbetur ne nivelet e 140 lekeve (njesoj si kur euro kembehej me 1.3 USD ne bursat jashte), ndonese ne bursa ai po shkon drejt barazimit me dollarin.

Kjo kerkese e forte per euro ne vend, ka mbajtur te mbiçmuar monedhen e perbashket, çka eshte reflektuar dhe me rritjen e larte te dollarit, qe kembehet afer 130 lekeve.

Gazeta DITA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0