Kompania kosovare "Formon" fiton çmimin Gold në garën e dizajnit "A’Design Award" - Business Magazine Albania

Kompania kosovare “Formon” fiton çmimin Gold në garën e dizajnit “A’Design Award”


“Formon” prodhuesi i parë rajonal i Printerëve 3D, është shpallur fitues i çmimit prestigjoz “A’Design Award Gold Winner” të mbajtur në Como të Italisë.

Edicioni i fundit i garës ndërkombëtare “A’Design Award & Competition” që mbahet çdo vit në Itali edhe kësaj radhe solli prodhues nga shumë vende të botës me produkte të ndryshme. Laureati i kësaj gare në kategorinë e produkteve elektronike për përdorim shtëpiak dhe zyre u shpall printeri 3D “Formon CORE” produkt ky i dizajnuar dhe zhvilluar në Kosovë nga kompania Formon.

“Ne jemi shumë krenar që produkti ynë është zgjedhur fitues. Urojmë që ky çmim të jetë shtytje për ne si kompani dhe gjeneratat e reja, që të shfrytëzojnë talentin e tyre për të promovuar vlerat tona ndërkombëtarisht”, deklaroi Rron Cena, CEO i kompanisë FORMON.

FORMON është themeluar në Mars të vitit 2015 dhe është prodhuesi i parë rajonal i produkteve hardwerike në fushën e industrisë 3D.

Qëllimi kryesor i FORMON është të ndërtojë mjete më të thjeshta që e bëjnë procesin krijues sa më të lehtë për të gjithë.

FORMON është pjesë e inkubatorit të biznesit të Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe fitues i çmimit “Innovacioni i Vitit” nga Albanian ICT Awards.

Burimi: insajderi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0