Kompania kineze që lidh bonuset vjetore me kilometrat e vrapuara nga punonjësit çdo muaj - Business Magazine Albania

Kompania kineze që lidh bonuset vjetore me kilometrat e vrapuara nga punonjësit çdo muaj

Një kompani në Kinë ka zgjedhur një mënyrë mjaft të pazakontë për të shpërblyer punonjësit e saj: jo përmes performancës në punë, por përmes formës së tyre fizike. Guangdong Dongpo Paper Co., një kompani që operon në provincën industriale Guangdong në jug të Kinës, ka njoftuar se shpërblimet vjetore do të llogariten bazuar në aktivitetin fizik të punonjësve. Kjo nismë vjen nga vetë kryetari i kompanisë, Lin Zhiyong, një entuziast i njohur i fitnesit, i cili synon të përçojë kulturën e tij të jetesës së shëndetshme në të gjithë kompaninë. Ai beson se shëndeti i mirë fizik i stafit është kyç për suksesin afatgjatë të biznesit.

Bonuset bazohen në numrin e kilometrave të vrapuara, ecura apo të përshkuara në këmbë çdo muaj

Sipas gazetës Guangzhou Daily, punonjësit që regjistrojnë të paktën 100 kilometra (rreth 62 milje) çdo muaj do të përfitojnë një shpërblim vjetor sa 130% e pagës mujore, ndërsa ata që ecin ose vrapojnë mbi 50 kilometra (rreth 31 milje) do të përfitojnë një shpërblim sa një pagë mujore. Në anën tjetër, ata që nuk arrijnë të ecin të paktën 40 kilometra (rreth 25 milje) në muaj, do të përballen me ulje deri në 60% të shpërblimit vjetor. Ndërsa ata që ecin vetëm 20 kilometra në muaj, do të përfitojnë vetëm 30% të shpërblimit. Për të stimuluar më tej pjesëmarrjen, punonjësit që ecin apo vrapojnë 50 kilometra për gjashtë muaj radhazi do të shpërblehen me një palë atlete të reja. Zhiyong, i njohur për arritjen e tij si “personi i parë në Dongguan që ka ngjitur dy anët e malit Everest”, e nisi këtë nismë pasi kaloi mbi tre vite duke tentuar të motivojë punonjësit të kujdesen për shëndetin e tyre. “Biznesi im mund të mbijetojë vetëm nëse punonjësit e mi janë të shëndetshëm,” – u shpreh ai.

Gjurmimi i aktivitetit realizohet përmes një aplikacioni

Kompania, e cila ka rreth 100 punonjës, kërkon që secili prej tyre të regjistrojë aktivitetin e vet fizik përmes një aplikacioni që monitoron progresin mujor. Nisma, sipas Zhiyong, është mirëpritur nga shumica e stafit. Një punonjës, që preferoi të mbetej anonim, deklaroi për Guangzhou Daily: “Jo vetëm që ushtrohemi, por edhe paguhemi për këtë. Vrasim dy zogj me një gur.”

Kritika për modelin përjashtues të shpërblimeve

Megjithëse iniciativa duket pozitive në letër, ka ngritur shqetësime të shumta në rrjetet sociale. Përdorues në platformën kineze Weibo janë shprehur skeptikë për këtë model të ri, duke e konsideruar si të tepruar dhe jo të arsyeshëm për të gjithë. “100 kilometra në muaj dhe mbi 3,000 metra çdo ditë? Kjo do t’i shndërrojë punonjësit në maratonistë!” – shkruante një komentues. Një tjetër paralajmëronte: “Mund të shihni në çfarë drejtimi do të shkojë kjo kompani. Kam ndjesinë se mund të falimentojë brenda pesë viteve.” Kritikët theksojnë se bonusi vjetor duhet të bazohet mbi performancën profesionale dhe jo aftësinë fizike, pasi kjo përjashton punonjës me aftësi të kufizuara, të moshuar apo me probleme shëndetësore të mëparshme. Një qasje më gjithëpërfshirëse do të ishte që kompania të ofronte alternativa të ndryshme të aktivitetit fizik, në mënyrë që çdo punonjës – pavarësisht moshës apo kapaciteteve fizike – të kishte mundësi të angazhohej dhe të shpërblehej.

YT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0