Kompania amerikane e interesuar për prodhimin e automjeteve ushtarake në Kosovë - Business Magazine Albania

Kompania amerikane e interesuar për prodhimin e automjeteve ushtarake në Kosovë


“Kompanitë amerikane kanë filluar të shprehin interesim për të investuar në Kosovë, sepse vendi ynë është duke u parë si mundësi e mirë për investime.” Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Zeka tha se interesimi më i madh janë sektorët minerarë dhe ata të gjenerimit të energjisë elektrike.

”Ne në Odën Amerikane e kemi thënë edhe më herët që ka pasur një interesim të shtuar të kompanive amerikane në sektor të ndryshëm. Besoj se aktivitetet e promovimit që kanë bërë anembanë vendit, qoftë Agjencioni për Promovimin e Investimeve qoftë ministrat kanë qenë një shtysë. Ka qenë ndoshta edhe reformimi i mjedisit, që gradualisht ka filluar të përçojë mesazhe tek investitorët amerikanë që Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për të bërë biznes. Sidomos në aspektin afatgjatë dhe kjo është ndoshta edhe arsyeja pse ka një shtim të interesimit të kompanive amerikane. Nuk është thjeshtë çështje e interesimit të shtuar por është finalizimi i vizitave që ata kanë patur këto dy tre vitet e fundit”, tha Zeka.

Ai i ka përmendur disa nga kompanitë amerikane, të cilat tashmë janë të njohura për opinionin, për interesimin në investime në Kosovë. Sipas tij, këto investime arrijnë shifra prej qindra milionë dollarësh, dhe pritet të krijojnë një numër të madh të vendeve të punës.

“Për marrëveshjen që pritet të finalizohet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” është kualifikuar një kompani amerikane. Në anën tjetër aprovimi i cili pritet të jepet nga ana e Kuvendit të Kosovës për aktivitetin eksplorues-minerar të kompanisë ‘Envidity Energy Inc’, që po ashtu është kompani me kapital amerikan. Këto janë dëshmi e rëndësishme e interesimit që kompanitë amerikane po fillojnë të kenë gjithnjë e më tepër për shtrirjen e operacioneve të tyre në Kosovë.”

“Po ashtu pamë nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, ndërmjet një kompanie amerikane ‘Stone Alliance’ dhe kryetarit të Kuvendit, memorandum i cili do t’i mundësojë kompanisë amerikane që të fillojë me mbledhjen e fondeve për sigurimin e financimit tek institucionet financiare amerikane. Investimi pritet të krijojë një numër të madh të vendeve të punës”, tha Zeka.

Zeka ka treguar edhe një rast të një kompanie me pronësi amerikane, e cila është e interesuar që në të ardhmen të investojë në ndërtimin e automjeteve ushtarake.

“Interesim ka patur edhe në sektor të tjerë, të cilët i kemi përmendur edhe më herët, si përshembull interesimin e një kompanie amerikane për të shtrirë operacionet e saj në ndërtimin e automjeteve ushtarake por që ende ka mbetur në nivelin e interesimit.”

“Ka pasur interesim tjetër edhe në sektorin e teknologjisë, informacionit dhe telekomunikacionit, hapjen e qendrave të ashtuquajtura thirrje telefonike (call center)  ose nënkontraktorit të bizneseve afariste. Deri më tani kemi parë që kryesisht këto qendra të thirrjeve janë vetëm në gjuhën gjermane “. tha Zeka.

Ai ka shtuar se pritjet e Asociacionit të Biznesit nga qeveria kanë qenë shumë më të mëdha. Por që sipas tij, në Kosovë ka filluar të përmirësohet klima e bërjes së biznesit.

“Në përgjithësi pritjet tona edhe si Odë Amerikane edhe si Komunitet i biznesit kanë qenë shumë më të mëdha. Po që nuk mund të jemi vetëm kritikues dhe të themi që nuk ka ndodhur asgjë.”

Po ashtu, Zeka kërkon që sa më parë të hyjnë në fuqi të gjitha ato lehtësira të cilat do ta bënin vendin atraktiv për investitorët e huaj.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0