Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët - Business Magazine Albania

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët

Festat e fundvitit i mbledhin të gjithë në shtëpi dhe DigitAlb është kryefjala e atmosferës magjike dhe ngrohtësisë së familjes. Platforma televizive e të gjithë shqiptarëve ka përgatitur dhuratën e madhe për atmosferën magjike të festave.

Gjatë gjithë ditëve festive, abonentët e DigitAlb mund të shijojnë programet spektakolare, tëpërzgjedhura për ditët dhe netët festive me sport, filma, seriale, dokumentarë, spektakël, argëtim për të gjithë familjen, ndaj ky është momenti të përfitoni nga oferta festive e fundvitit me ulje çmimesh deri në 33% për abonimet 12 mujore.

Lexo edhe:DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me ulje të jashtëzakonshme çmimesh deri në 40%

Krahas uljeve të mëdha, surpriza tjetër e DigitAlb për çdo abonent të ri apo ekzistues është show më i ndjekur, Big Brother VIP, që sapo ka nisur dhe e përfitoni dhuratë duke bërë abonim Premium 12 mujor. Përjeto çdo moment që ndodh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, sikur të jesh banor brenda shtëpisë, 24 orë LIVE me 2 kanale të dedikuara në DigitAlb. Për çdo abonent ekzistues, kanalet Big Brother VIP përfitohen për vetëm 2,900 Lekë, për aq kohë sa zgjat ky reality show.

Kanalet DigitAlb mund t’i shikoni kudo, në të gjithë botën me Aplikacionin DigitAlb, në TV, telefon e tablet përmes internetit, si dhe me platformat Tokësore e Satelitore. Me DigitAlb, çdo moment në shtëpinë tuaj është hyrje në një botë të madhe aventurash falë përmbajtjes televizive të zgjedhur me kujdes për të gjithë familjen, sepse me DigitAlb argëtimi nuk ka kufij.

Vizitoni çdo pikë shitje DigitAlb ose abonohuni fare lehtë në faqen zyrtare digitalb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0