Klubi i librit "Bytes & Books" diskutim për "Brezi i Ankthit" - Business Magazine Albania

Klubi i librit “Bytes & Books” diskutim për “Brezi i Ankthit”

Dje u zhvillua takimi i radhës i klubit të librit Bytes & Books, ku në qendër të diskutimit ishte libri “Brezi i Ankthit”.

Pjesëmarrësit analizuan me interes mënyrën se si teknologjia, smartphone-ët dhe rrjetet sociale po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek të rinjtë, duke sjellë rritje të ndjeshme të ankthit, izolimit, vetmisë dhe krahasimit të vazhdueshëm social. U theksua se brezi i sotëm rritet në një mjedis shumë më kompleks emocional, ku presioni për t’u përshtatur dhe për të qenë “i pranishëm online” shpesh ndikon në vetëvlerësim dhe mirëqenie.

“Letërsia dhe psikologjia prej kohësh na paralajmërojnë: njeriu humbet veten kur humbet aftësinë për t’u përqendruar. Teknologjia, e pandalshme dhe hipnotike, po ua merr të rinjve këtë aftësi në mënyrë pothuaj të padukshme. Ne si prindër dhe si shoqëri kemi dështuar në një ekuilibër thelbësor: i kemi tepruar me frikën në botën reale dhe u kemi dhënë liri të pakufizuar në botën virtuale. Ky është paradoksi që ushqen ankthin e brezit të ri” , tha Albert Gjoka.

Diskutimi solli perspektiva të ndryshme mbi rolin e prindërve dhe mësuesve, duke nënvizuar rëndësinë e vendosjes së kufijve të shëndetshëm digjitalë dhe të edukimit për përdorim të ndërgjegjshëm të teknologjisë.

“Në themel, libri na kujton se një shoqëri që investon tek teknologjia duhet po aq të investojë tek shëndeti emocional. Përndryshe, do të prodhojmë një brez që e di çdo gjë për botën, por shumë pak për veten,” shprehet Geron Kamberi.

Lexo edhe:Bytes & Books rikthehet me librin “Brezi i Ankthit”

Libri u vlerësua si një thirrje e nevojshme për reflektim mbi efektet afatgjata të epokës digjitale në zhvillimin emocional të brezit të ri, ndërsa takimi krijoi një hapësirë të vlefshme dialogu, ku pjesëmarrësit ndanë përvoja personale, vëzhgime dhe ide për mënyrat se si shoqëria mund të mbështesë më mirë të rinjtë në navigimin e këtij realiteti të ri.

Shihemi në takimin e rradhës!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0