KLSH zbulon vjedhjen me privatizimin e tokës në aeroportin e Kukësit - Business Magazine Albania

KLSH zbulon vjedhjen me privatizimin e tokës në aeroportin e Kukësit


Në procesin e shpronësimeve për tokën e aeroportit të Kukësit, në 4 raste i është shkaktuar dëm shtetit me një vlerë prej 104 mijë eurosh. Sipas një raporti të KLSH, në sipërfaqen prej 23 mijë e 778 metra katrorë, duke shpërblyer 4 subjekte private në vlerën e 14.3 milionë lekëve pa patur titullin e pronësisë, i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

KLSH kreu kallëzim penal në prokurori nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për ish-regjistruesin e Zyrës Vendore të Kukesit, ish-specialistin hartograf dhe dy juristë.

KLSH beson se gjatë hetimeve të prokurorisë mund të dalin të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet korruptiv.

Nga raporti i këtij institucioni rezulton se për 11 vjet me radhë, nga shkeljet e kryera Autoriteti i Aviacionit Civil, si pronar i tokës nuk e ka kaluar pronësinë për më shumë se 331 mijë metra katrorë.

Nga auditimi del se është dhënë një sipërfaqe prej 31 mijë metrash katrorë më tepër se sipërfaqet e përcaktuara nga shteti. Ndërsa në 4 raste, ata që janë shpronësuar nuk kanë qenë pronarë të tokës.

KLSH kreu kallëzim penal për “shpërdorim të detyrës” edhe për 9 ish-punonjës dhe 5 specialistë në detyrë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive në Berat.

Pasi ka kryer një kontroll të plotë të dokumentacionit në këtë zyrë, KLSH ka dolë në përfundimin se, 14 personat e kallëzuar penalisht kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më të madhe nga sa ishte përcaktuar në ligj, duke lëshuar çertifikata mbi këto pasuri.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43 mije e 626 metër katrorë sipërfaqe tokë arë, pa patur aktin e marrjes së pronës.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0