Klik Expo Group me panairin ndërkombëtar të Tiranës - Business Magazine Albania

Klik Expo Group me panairin ndërkombëtar të Tiranës


 

Klik Ekspo Group, hap më 23 Nëntor (23-26 Nëntor) panairin Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event. Ky është eventi i vetëm ndërkombëtar, i organizuar nga Klik Ekspo Group & Tirana International Fair, me kontributin e shumë aktorëve ekonomike dhe sociale të vendit.

Çfarë pritet nga ky panair?

300 ekspozues të huaj, nga mbi 18 shtete, në sektorë qe prekin tastet e ndërveprimit me prodhuesit dhe autoritetet shqiptare;

Mbi 30 Autoritete dhe Agjenci shtetërore ndërkombëtare dhe Dhoma të Tregtisë Ndërkombëtare nga Ballkani i afërt, nga Europa Qendrore dhe Perëndimore, por edhe nga Azia e largët; HEPA Agjencia Shtetërore për Nxitjen e Investimeve te Hungarisë; RAS Agjencia Shtetërore për Promovimin e Biznesit të Serbisë; Dhoma e Tregtisë e Stambollit; Dhoma e Tregtisë e Malit te Zi; Byroja Ekonomike e Provincës së Anhuit në Kinë; programet e mbështetjes nga Fondet EU për ndërkombëtarizmin etj;

Mbi 3.500 Vizitorë Profesionistë të regjistruar, segment i rëndësishëm i një publiku të përgjithshëm që parashikohet nga sondazhet-poll të kryera, të arrijë mbi 32.000 nga mbarë Rajoni;

Të gjithë sektorët, me arritje konkrete, duke nisur nga Ndërtimi dhe Energjetika, Ambienti dhe Turizmi, Telekomunikacioni, Infrastruktura Rrugore dhe Veprat Publike; Industria e Lehtë; Industria Ushqimore; Arti dhe Edukimi; Artizanalja dhe Teknologjia e avancuar.

Pjesëmarrje serioze e autoriteteve shtetërore në Sallonin e Transportit dhe Infrastrukturës dhe përkujdesje e veçantë e kalendarit të evenimenteve nga AIDA – Agjencia e Zhvillimit te Investimeve.

Mbi 10.000 m2 sipërfaqe ekspozimi në strukturën simbol të ngjarjeve kult, Pallatin e Kongreseve dhe segmente të Blvd. “Dëshmorët e Kombit”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0