Klasa virtuale, nxënësit shqiptarë do të mësojnë online

Klasa virtuale, nxënësit shqiptarë do të mësojnë online


Ministria e Arsimit nxjerr udhëzues për klasat virtuale, pas ndërprerjes së mësimit prej situatës së krijuar nga koronavirusi.Ministrja Besa Shahini ka lajmëruar se në Radio Televizionin Shqiptar- RTSH 1, do të transmetohen mësime për nxënësit e klasave të ndryshme dhe për lëndë të ndryshme. Paradite RTSH Shkollë do të transmetojë nga ora 10:30-12:00 dhe mbasdite nga ora 18:00-19:30. Nxënësit që do t’a humbin mësimin në RTSH, do të kenë mundësi t’a shohin atë në kanalin në YouTube të Ministrisë së Arsimit.

900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al.

Gjithashtu në shërbim të nxënësve është edhe platforma School me. Nxënësit duhet të regjistrohen në www.schoolme.education/landing/, për të përdorur platformën mësimore online. School me ofron video interesante për çdo lëndë që keni nevojë. Abonimi 3 javor është falas për klasat 1-9.

Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini leksionet. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, ministria do t’i paraqesë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen në faqen zyrtare të ministrisë.

Kërkohet që mësuesit, nxënësit dhe prindërit të bashkëpunojnë për mësimin online në kushtet e shtëpisë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar një takim virtual me ministrat e arsimit në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ku kanë ndarë edhe eksperiencat e shteteve për adresimin e çështjeve, që lidhen me një proces sa më të rregullt arsimor në këtë fazë ku nuk mund të frekuentohen shkollat.

Lexoni: Ushtria dhe policia nga nesër në terren për verifikime

Kanë qenë ministrat e arsimit të 72 shteteve, përfshirë edhe vendet më të prekura nga koronavirusi, të cilët kanë bashkëbiseduar për të ndarë eksperiencat më të mira të arsimimit në kushte të mbylljes së shkollave.

Ministrja Shahini ka nënvizuar se mes homologëve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë video-konferencë, u diskutua për mësimin online, mënyra se si do të integrohet përdorimi i rrjeteve sociale, përgatitja e materialeve video për mësimdhënie, përdorimi i televizionit në dobi të nxënësve, në mënyrë që procesi mësimor të mos pengohet edhe në kushte të tilla.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0