KLAR, partner Gold në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër! - Business Magazine Albania

KLAR, partner Gold në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër!

Në një periudhë ku ndërtimi dhe zhvillimi urban po marrin një dimension të ri në Shqipëri, KLAR pozicionohet si një prej aktorëve më ambiciozë në treg, me një vizion të qartë për të rritur standardet ndërkombëtare të arkitekturës dhe zhvillimit metropolitan në vend. Pjesëmarrja në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër shënon një moment të rëndësishëm strategjik për kompaninë, duke theksuar rolin e saj si një promotor i vizioneve të reja urbane.Në qendër të këtij prezantimi qëndron “Alana’s Tower by Herzog & de Meuron”, një projekt ikonik që synon të shndërrohet në një pikë referimi për skyline-in e Tiranës dhe një simbol të arkitekturës bashkëkohore, inovacionit dhe cilësisë në ndërtim.

Cili është vizioni i Klar në drejtim të zhvillimit të qytetit dhe arkitekturës metropolitane në veçanti?

Sot, të ndertuarit është një proces kompleks, i cili kërkon një kuptim dhe njohje të thellë të vlerës estetike dhe funksionale të veprës arkitektonike. Githashtu, është e rëndësishme për një ndërtues të zotëroje një “kompetencë kritike” të aftësisë për të interpretuar dhe respektuar kontekstin urban dhe historik ku planifikon të nderhyjë. Ne këtë kuader, Klar angazhohet të përmbushë nevojat dhe domosdoshmëritë e brezave që vijnë duke ruajtur me fanatizëm vizionin e arkitekturës së qëndrueshme, miqësore ndaj mjedisit natyror dhe urban, dhe mbi të gjitha inovative.

Pse keni zgjedhur të merrni pjesë si një ndër partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër?

Një shoqëri e hapur ka potencialin e jashtëzakonshëm për të gjeneruar dije jashtë institucioneve tradicionale, si shkollat apo universitetet. Panairet dhe ekspozitat kanë aftesinë kognitive të perthithin informacionin profesional me të përditësuar, ta permbledhin atë në një set të koncentruar materialesh, dhe të perdorin maksimalisht aksesin e pazëvëndësueshëm në publikun e gjerë. Në këtë kontekst, Panairi i Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër është padyshim një rast për të mos e humbur.

Lexo edhe: Merve Akınoğlu: Gruaja që ndërtoi urën e besimit mes pacientëve shqiptarë dhe mjekësisë turke

Cilat janë projektet më te cilat do të prezantohet Klar në Shqipëri dhe si shtojnë vlerë ato në treg?

Një nga sfidat kryesore të kohës është si ta bëjmë qytetin jo produkt të shkëputur të përpjekjeve tona për zhvillim, të cilat pa dashur dhe për dekada me rradhë kanë kamufluar përgjegjesitë tona në raport me projektimin e qyteteve të jetueshme, por ta rikthejmë kuptimin e qytetit në gjenezën semantike të krijimit te tij 5500 vite me parë: Në qytetin nga njerëzit dhe për njerëzit. Në këtë kontekst, në cdo godinë rezidenciale, shërbimesh apo me fokus turizmin, Klar përpiqet të implementojë një paradigmë të re të projektimit arkitekturor, por njëkohësisht të vjetër sa vetë historia e qyteteve: Një koncept zhvillimi i krijuar për njerëzit dhe i formësuar nga jeta dhe aktivitetet e tyre. Kjo është Alana’s Tower by Herzog & de Meuron. Epiqëndra ekonomike dhe kulturore e Bulevardit të Ri, e cila nuk ofron vetëm njësi banimi unike në dizajn dhe pozicion, por njëkohësisht kontribuon në domain-in kulturor të qytetit duke i mbajtur katet e para të hapura dhe të përshkueshme nga qytetarët dhe duke ofruar katër galeri arti etnografik në katet e saj më të larta.

Cilat janë produktet kryesore që planifikoni të prezantoni dhe si adresojnë ato nevojat aktuale të tregut lokal dhe rajonal?

Zhvillimi që Shqipëria ka marre në dekadën e fundit në një masë të madhe është duke përcaktuar edhe ofertën e real estate në treg. Hapja e vëndit drejt perspektivës Europiane ka rritur ndjeshëm interesin e klientelës rajonale dhe më gjërë, e cila si rrjedhojë është duke afektuar edhe sjelljen konsumatore të tregut lokal. Ne këtë kontekst, Alana’s Tower by Herzog & de Meuron është një produkt kompleks real estat-i, i cili jo vetëm parashtron modelin bashkëkohor të të banuarit në qytet, por njekohësisht garanton kthim të invenstimit në kohë rekord. Perdorimi i zgjuar i kësaj “pasaportë arkitekturore” sic është arkitektura e Herzog & de Meuron e pozicionon këtë godinë mes investimeve kapitale dhe me rëndësi kombëtare.

Si e vlerësoni rëndësinë e panaireve sektoriale si ky për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të ndikuar në zhvillimin e tregut?

Rëndësia e panaireve të kësaj natyre shfaqet jo vetëm në mundesinë e patjetërsueshme për të krijuar partneritete strategjike në vazhdim, por gjithashtu këto evente ndikojnë ndjeshëm në forcimin e prezencës së kompanive në treg, ekspozimin e produkteve për një publik të gjërë i cili mund të ketë akses të limituar në informacion, dhe mbi të gjitha, ndarja me të tjerë e dijes inovative dhe informacionit shoqërues. Nga kjo perspektivë, përpara se të jetë një kryevepër e arkitekturores bashkëkohore, Alana’s Tower by Herzog & de Meuron është një leksion i hapur për rrugën që duhet të zgjedhë arkitektura e shekullit të 21 në përgjigje të sfidave të reja të një tregu potent dhe në evoluim të vazhdueshëm.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0