Kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve

Kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve


 


Nga Dritan Shano, ekonomist
Shifra prej më shumë se 1 miliard euro e premtuar në konferencën e organizuar në Bruksel në ndihmë të Shqipërisë së prekur nga tërmeti është impresionuese.

Një falenderim i madh të gjithë vendeve që u solidarizuan me shqiptarët në nevojë, që premtuan para në ndihmë të shqiptarëve, veçanërisht Italisë, e cila nuk zhgënjeu në angazhimin e saj të përhershëm ndaj vendit tone, por edhe Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për masën dhe konkretësinë e ndihmës së premtuar prej tyre.

Lexo: Gota (gjysmë) plot e donacioneve

Nga kompozimi i premtimeve në grante dhe kredi, ku dominon në mënyrë absolute kredia (80%), kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve.

Mbetet të shihen kushtet që do paraprijnë dhe shoqërojnë si grantet ashtu dhe kreditë e premtuara. Njohja e tyre do na jepte një ide të qartë për kalendarin e disbursimeve të këtyre premtimeve,  për rolin dhe detyrat që duhet të përmbushë qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, që të mos bëhen pengesë për disbursimin e shpejtë të këtyre fondeve të premtuara.

Cili do te jetë roli i qeverisë shqiptare në menaxhimin e këtyre granteve dhe kredive? Proçedurat do kryhen nga shtetet apo institucionet kredidhënëse, apo nga qeveria shqiptare? Në rast se do kryhen nga shtetet dhe institucionet kjo do të tregojë besimin e ulët tek aftësitë, kapacitetet dhe transparanca e qeverisë shqiptare në menaxhimin e këtyre fondeve, njëherësh do rrisë dhe paqartësinë e kalendarit të disbursimit të premtimeve.

Është e qartë se qeveria do duhet të rishikojë përsëri buxhetin e vitit 2020. Parashikimi i kostove lokale që do duhet të përballojë është ende i paqartë. Mbetet për t’u parë, nëse kredia e premtuar do ndikojë në stabilitetin makroekonomik te vendit. Kapacitetet e ulëta absorbuese të vërejtura në dekadën e fundit paraqesin risk për thithjen e fondeve dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të popullsisë së prekur nga tërmeti.

Lexo: Përfundon Konferenca e Donatorëve, mblidhen 1.15 miliardë euro për Shqipërinë

Transparenca e menaxhimit të këtyre fondeve u theksua nga shumë pjesëmarrës në Konferencë, ç’ka tregon vetëdijen dhe nevojën e donatorëve dhe kreditorëve për garanci që paratë do shkojnë në destinacion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0