Kjo kompani kthen avokadot në produkte që dekompozohen për 240 ditë - Business Magazine Albania

Kjo kompani kthen avokadot në produkte që dekompozohen për 240 ditë


Nëse shikoni rrotull jush, do e kuptoni që pothuajse e gjithe plastika e prodhuar ekziston akoma sot në forma të ndryshme dhe nuk do të zhduket për mijëra vjet, nëse ne nuk angazhohemi në reduktimin, ripërdorimin, riciklimin e stilit tonë të jetesës. Për fat të mirë, disa kompani po e bëjnë më të lehtë për ne të jetojmë me këtë moto, si Biofase, një kompani inovative meksikane që përdor avokadot për të krijuar enë kuzhine.

BusinessMag gjithashtu dëshiron t’ju frymëzojë që të jetoni një mënyrë jetese më eko-miqësore duke ndarë lajmin e mirë se gjërat po fillojnë të ndryshojnë për mirë.

Kur Scott Munguía filloi të studionte Inxhinieri Kimike, ai kurrë nuk mendonte se do të përfundonte në revolucionimin e industrisë së biodegradueshme. E gjitha filloi si një projekt në klasë, por transformimi i farave të avokados në enë të ripërdorshme nuk ishte vetëm një ide e mirë për një notë të mirë, por ishte gjithashtu një ide e mirë për biznes.

Duke përfituar nga kjo mundësi, Scott dhe 2 shokët e tij krijuan Biofase, një kompani që përpunon farat e avokados, të cilat janë një pjesë e madhe e mbeturinave industriale meksikane. Ata në thelb i kapin ato para se të hidhen nga kompanitë e prodhimit të guacamole dhe vajit të avokados dhe i transformojnë në enë kuzhine.

Ata prodhojnë thika, pirunj, lugë dhe pipa që janë 100% të bio-degradueshme dhe dekompozohen në 240 ditë, ndryshe nga mijëra vjet që merr plastika për t’u degraduar.

“Çdo gjë që ekziston në tokë është pjesë e një cikli natyror. Problemi me plastikën është se nuk i përket asnjë prej këtyre cikleve,” shpjegon Scott. Por në këtë rast, produktet janë bërë nga bioplastikë që mund të absorbohet nga natyra dhe të bëhet e dobishme përsëri në tokë.

Kompania është e madhe dhe po rritet. Ata prodhojnë 300 – 400 ton enë të tilla në vit dhe po planifikojnë të kriojnë një linjë të pjatave dhe enëve për ushqime. Për arsye se idetë e mëdha zhvillohen shpejt, Biofase tani eksportohet në fqinjët e tyre në Amerikën Qendrore, në SHBA dhe në një pjesë të Europës.

Çfarë mendoni për këtë ide? A mendoni se llojet e tjera të mbeturinave natyrore mund të riciklohen në këtë mënyrë?

burimi: BrightSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0