Kjo grua fiton shumë para duke shitur batanije të cilat i thur pa shtiza - Business Magazine Albania

Kjo grua fiton shumë para duke shitur batanije të cilat i thur pa shtiza


Këto batanije të mëdha thuren nga 27 vjeçarja Anna Marinenko.

Dyqani i saj në Etsy është shumë i famshëm me mbi 50,000 “admirues” – njerëz që e kanë pëlqyer dyqanin e saj. Dyqani gjithashtu ka mbi 80,000 ndjekës në Instagram dhe 28,000 ndjekës në Facebook me fansa nga e gjithë bota.

Ajo ka fituar kaq shumë popullaritet dhe tanimë ajo ka website-in e saj personal.

Marinenko është nga Kiev, Ukrainë, dhe filloj të thurte batanije përpara një viti me duart e saj në vend të shtizave pasi gjeti një rrotë të madhe leshi merino.

kjo-grua-fiton-shume-para-duke-shitur-batanije-te-cilat-i-thur-pa-shtiza-businessmag

“Një ditë unë pashë një material jo të zakontë i cili menjëherë zgjoi imagjinatën time,” ka thënë ajo.

“Unë nuk kam shtiza për të thurur, kështuqë vendosa të thur duke përdorur duart e mia.”

Batanija që ajo bëri kishte qepje gjigante.

Marinenkos i pëlqeu estetika – një batanije e lehtë dhe e butë që e bëri thurjen objektivin kryesor – dhe ajo vendosi të blinte më shumë tura.

“Nuk është një teknikë e re,” ka sqaruar ajo, por ishte krijimi i dyqanit të saj të sukseshëm Etsy, ku ajo tanimë tarifon rreth $900 për një nga batanijet e saj gjigande dhe luksoze.

Edhe pse ajo nuk tregoi se ku i merrr rrotullat apo sa kushtojnë ato, ajo tha se çdo batanije i kushtonte asaj goxha kohë dhe para për t’u realizuar.

kjo-grua-fiton-shume-para-duke-shitur-batanije-te-cilat-i-thur-pa-shtiza-businessmag

Në website-n e saj, Marinenko shet tura në gjashtë ngjyra të ndryshme ku për një rrotull mund të paguash $60 deri në $109, të cilat mund të bëjnë një batanije rreth 80 apo 127 cm të gjatë – me të njëjtat përmasa si batanija e vogël e Marinenkos që kushton $295.

Batanija e saj më e madhe është 152 cm e gjatë dhe afërsisht 213 cm e gjerë.

Ohhio nuk është i vetmi në këtë biznes batanijesh gjigande në Etsy, por ai është një ndër më të famshmit. Komentuesit në faqen e saj janë të pafundëm.

kjo-grua-fiton-shume-para-duke-shitur-batanije-te-cilat-i-thur-pa-shtiza-businessmag

“Kjo është e mrekullueshme majde dhe bashkëshorti im, i cili filloj të tallej për përmasat e tij, rri me të gjithë kohës,” ka komentuar një blerëse. “Është batanija më e mirë me të cilën mund të mbulohesh.”

“Unë e bleva këtë si një dhuratë për gruan time dhe ajo e pëlqen shumë,” ka thënë dikush tjtër. “Është luksoze, shumë e butë dhe duket shumë bukur.”

Ajo shpreson që një ditë të ketë dyqane kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qytetet e Europës. Nëse popullariteti i saj është një tregues, Marinenko është rrugës për të arritur këtë nivel suksesi.

/BusinessInsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0