Kitara e Elvis Presley-t shitet në ankand me çmim rekord

Kitara e Elvis Presley-t shitet në ankand me çmim rekord

Elvis Presley

Kitara akustike ishte instrumenti kryesor, që përdorte Elvis Presley në studio dhe në skenë në mesin e viteve 1950.

Kitara akustike Martin D-18 e vitit 1942 e “Mbretit” të muzikës rock and roll Elvis Presley, u shit në ankand për 1.32 milionë dollarë.

Elvis e mbante këtë kitarë prej fillimit të karrierës së tij dhe e quante atë “Sessions Sun” sepse e përdori në studiot ikonike të “Sun” në Memfis për të regjistruar disa nga këngët më të njohura mes të cilave “That’s All Right (Mama)”, “Blue Moon of Kentucky” e “Good Rockin’ Tonight”.

Elvis e kishte blerë kitaren nga dyqani i pianove “O.K. Houck’s” në Memphis. Ai e dekoroi trupin e instrumentit me shkronja metalike të cilat formuan emrin e tij “ELVIS”. Shkronjat “ELVI” mbetën ndërsa “S-ja” mungon.

Elvis Presley

Çmimi përfundimtar nuk arriti vlerësimin origjinal prej 2 – 3 milionë dollarë të vendosur nga shtëpia e ankandit. Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur. Kitara D-18 është aktualisht në ekspozitë në Rock & Roll Hall of Fame në Cleveland dhe u paraqit në ekspozitën e Play It Loud: 2019 të Instrumenteve të Rock & Roll në Muzeun Metropolitik të Artit.

Guitar World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0