Kinematografia shqiptare, një industri pa financa - Business Magazine Albania

Kinematografia shqiptare, një industri pa financa

Kinematografia shqiptare

Fabio Seferi është ndër regjizorët e rinj në Shqipëri, që po teston veten në treg me filma me metrazh të shkurtër dhe së fundmi është angazhuar edhe në një projekt të madh.

Fabio kërkon shumë nga vetja, ndaj gjatë intervistës ai nuk ankohet për mundësitë e pakëta që regjisorët, apo producentët shqiptarë kanë në tregun e vogël shqiptar. 

Ai ka mbaruar regji filmi në universitetin e Arteve në vitin 2018, por që në vit të parë në universitet ka punuar në radio dhe televizion. Fabio është ndër ata pak regjisorë, projekti i parë i të cilit është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, “Mbjellja e Pemëve”. Ky është një film me metrazh të shkurtër, që duket i suksesshëm për Fabion, pasi ka arritur të projektohet edhe në Cannes. 

Pas kalimit me sukses të këtij testi, ai është angazhuar së fundi në një projekt filmi të gjatë, si asistent i parë.

Si regjisor i ri, ai mendon se burimet e financimit janë të kufizuara, por në rrugëtimin e tij të deritanishëm vlerëson mundësitë që i janë dhënë, duke theksuar më së shumti kontaktet me producentë. Duke iu referuar projekteve të kolegëve me më shumë përvojë, ai thotë se, “Edhe pse shumë projekte janë bërë me buxhete shumë të ulëta, kemi arritur të çojmë filma jashtë, sa producentët e huaj habiten me cilësinë e filmit në raport me financat me të cilat është realizuar”. Ai dallon te filmat e gjatë “Parullat” dhe “Delegacioni” dhe mes filmave me metrazh të shkurtër përmend “The Van”.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në fakt është burimi i vetëm publik i financimit të filmit shqiptar. Shqetësimi i producentëve, menaxherëve të marketingut dhe regjisorëve është se kinematografia shqiptare mbështetet shumë pak nga buxheti i shtetit. Me një fond që ka zbritur në rreth 1 milion dollarë në vit, fondi është 4 herë më i ulët krahasuar me atë të Kosovës. Shqipëria është shumë herë më e dobët se Maqedonia e Veriut në politikën e saj të promovimit të filmit në tregun ndërkombëtar. Fqinji ynë ka ndjekur politikën e promovimit, ashtu si edhe për ekonominë e saj, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve, konsumatorëve dhe turistëve.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0