Udhëheqësit e të dy vendeve ranë dakord të premten e kaluar për të rifilluar bisedimet tregtare që kishin ngecur në maj, pasi zyrtarët e SHBA akuzuan Kinën për tërheqjen e angazhimeve të bëra në paktin negociues që thuhej se ishte pothuajse i përfunduar.
Ekipet e tregtisë nga të dy vendet janë në kontakt, tha zëdhënësi i ministrisë së tregtisë Gao Feng në një konferencë për mediat.
Lexoni: 5 strategji lidershipi që Trump duhet të implementojë për të fituar negociatat në G20
Për të rifilluar bisedimet, Presidenti i SHBA Donald Trump kishte rënë dakord të mos vendoste tarifat e rreth 300 miliardë dollarëve në importet shtesë kineze dhe të lehtësonte frenimin e gjigantit kinez të teknologjisë Huawei.
Shtetet e Bashkuara tani kanë tarifa prej 25% në 250 miliardë dollarë të mallrave kinezë, duke filluar nga mobiljet tek gjysmëpërçuesit.
Kina falenderon për vendimin e SHBA për të mos vendosur tarifa të reja për mallrat e saj, tha Gao, kur u pyet se sa kohë mund të zgjasë armëpushimi tregtar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto