KIDSTap, emisioni argëtues nga GjirafaKIDS dhe Save the Children - Business Magazine Albania

KIDSTap, emisioni argëtues nga GjirafaKIDS dhe Save the Children


Nga kjo fundjavë në mesditë, pra 25 Prill, GjirafaKids, nis quiz-in interaktiv e edukativ për fëmijë i quajtur KidsTap.

Projekti i ri vjen nga Gjirafa dhe Save the Children, për të argëtuar dhe edukuar fëmijët gjatë kësaj periudhe izolimi.

KidsTap është quiz interaktiv për fëmijë, ku çdo të shtunë fëmijët 6 – 13 vjeç mund të luajnë përmes pajisjeve inteligjente.  Çdo edicion i KidsTap do të ketë një temë edukative, ku fëmijët do t’u përgjigjen dhjetë pyetjeve me nga katër alternativa, të përgatitura me kujdes nga Gjirafa dhe Save the Children.

Lexo: Gjirafa Inc. dhe Cacttus Education nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Quizi gjithashtu do të moderohet nga një vajzë, ndërsa pritet të ketë surpriza.

KidsTap është projekti i parë që lancohet nga gjirafaKIDS. Platforma do të jetë ekzkluzive me përmbajtje për fëmijët. Përfaqësuesit e Gjirafës tregojnë se presin edhe shumë projekte të reja.

Autoriët sigurojnë se materialet do të jenë të përshtatshme për fëmijë dhe ata mund të lundrojnë pa hasur në materiale sensitive. Ndërkohë, prindërve u takon të vendosin në çfarë përmbajtje dëshirojnë që fëmijët të kenë qasje dhe për sa kohë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0