KFConsole, edhe ushqim edhe lojë - Business Magazine Albania

KFConsole, edhe ushqim edhe lojë

KFConsole

Rrjeti i fastfood-eve KFC, ka lancuar një konsolë loje, që përveçse argëton, mund të ngrohë edhe pulën…
“Dhomëza e ngrohjes së pulës do ta mbajë atë të nxehtë, të gatshme për t’u konsumuar edhe gjatë një sesioni intensiv loje”, tha KFC.

Kompania tha se konsola ishte projektuar nga një prodhues global për hardware dhe mund të luash në të lojëra të njohura, njësoj si në aparatet e tjera, si Xbox apo PlayStation. Shumë njerëz mendonin se konsola ishte thjesht pjesë e një fushate marketing, kur u paralajmërua në qershor. KFC thotë se konsola ka një sistem të brendshëm, që përdor nxehtësinë e prodhuar nga loja për të ngrohur pulën.

“Nëse Sony apo Microsoft do të dojë ndonjë këshillë se si të projektojë një dhomëz për ngrohjen e pulës për aparaturat e tyre të ardhshme, do të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë”, thonë nga KFC. Rrjeti ushqimor ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka përcaktuar ende një çmim për konsolën dhe as nuk ka dhënë një datë se kur do të dalë në shitje.

Lexo: LANISTAR, mashtrimi i ri financiar?

Në shkurt, KFC dhe Crocs kishin njoftuar për një edicion të kufizuar këpucësh të mbuluara me kofshë pulash të pjekura të printuara në to.

BBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0