KFC tani vjen edhe në Fushë-Kosovë - Business Magazine Albania

KFC tani vjen edhe në Fushë-Kosovë


Brendi i njohur botëror i restoranteve KFC ka hapur një pikë edhe në Fushë-Kosovë.

Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë drejtues të KFC-së, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe personalitete nga jeta politike dhe e biznesit.

Drejtori i kësaj pike të KFC-së, Fatmir Zymberi, tha se tani e tutje qytetarët e Kosovës do të kenë edhe një mundësi për t’u ushqyer shëndetshëm.

Zymberi ka treguar se në këtë pikë do të punësohen 30 punëtorë. “Kjo është hapja e dytë në Kosovë e restorantit KFC… Përpos kësaj pike, jemi duke punuar edhe për një hapje tjetër në Pejë.

“Ne kemi punë me pula, e këto pula ne kemi vendosur t’i përpunojmë… Këto nuk janë pula të zakonshme, kanë një shije të veçantë. Ky trend është trend amerikan e që tani ka zënë hapësirë në vendin tonë”.

Kurse kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se brendi i KCF por rrit numrin e të punësuarve në komunën e Fushë-Kosovës.

Ne si komunë përkrahim çdo aktivitet biznesi prej të cilit përfitojnë edhe banorët tanë. Nga KFC ne kemi përfituar një numër të konsiderueshëm të punës. Shumë të rinj të Fushë Kosovës do të kenë mundësinë që tani e tutje të jenë punëtorë të këtij brendi botëror”, ka thënë Berisha.

Hapja e restorantit është bërë në bashkëpunim me “Petrol Company”.

Sigurisht që Kosovës i ka munguar një brend siç është KFC. Ky nuk është vetëm një brend i ushqimit, por është edhe një garanci për bizneset e tjera për të treguar që në Kosovë mund të bëhet biznes, mund të investohet”, tha Shkëlzen Jusaj, pronar i “Petrol Company”.

kfc2_1479994411-5406762

 

burimi: ekonomiaonline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0