Njerëzit janë të tmerrshëm në zgjedhjen e fjalëkalimeve.
Fjalëkalimi më i famshëm në botë është shumë i lehtë për t’u gjetur 123456, sipas analizave nga kompania e sigurisë Keeper me mbi 10 milionë fjalëkalime të studiuara.
Fjalëkalimi i dytë më i thjesht për t’u gjetur është 123456789, i ndjekur nga kombinimi i parashikueshëm qwerty. Më pas vjen 12345678 dhe në vend të pestë është 111111 që ndoshta dhe ti e ke përdorur.
“Duke parë listën e fjalëkalimeve më të zakonshme të 2016, ne gjatë gjithë kohës pohonim me kokë,” shkruan studiuesi në blogun e tij. “Katër nga 10 fjalëkalimet e listës – dhe shatë nga top 15 – janë me 6 karaktere ose më pak. Kjo është diçka problematike duke marr parasysh se këto fjalëkalime të kësaj gjatësie mund të deshifrohen në shumë pak sekonda.”
Fjalëkalimet më të gjata është e vështirë të mbahen mend, por ky nuk është një justifikim kur bëhet fjalë për sigurinë tuaj personale në një rrjet të pafundëm. Ekspertët e sigurisë rekomandojë që të përdorni fjalëkalime të ndryshme për çdo llogari tuajën në rrjet dhe lehtësisht këto fjalëkalime mund t’i ruani në një aplikacion nëse është e nevojshme. Në këtë mënyrë nëse një adresë e juaja vidhet atëherë i keni humbur të gjitha.
Ju gjithashtu duhet të aktivizoni identifikimin e dyfishtë, pra edhe nëse gjendet fjalëkalimi ata nuk do të mund të hyjnë në adresën tuaj pa patur akses në telefonin apo email-in tuaj.
Megjithatë, të gjithë hack-ohemi një herë në jetë. Por duke mos përdorur – ose ripërdorur – fjalëkalime të dobëta, ju mund të limitoni mundësinë që kjo gjë t’iu ndodh.
Si përfundim, kjo është lista e plotë. Nëse gjeni ndonjë nga fjalëkalimet tuaja këtu, ndryshojeni atë menjëherë.
1. 123456
2. 123456789
3. qwerty
4. 12345678
5. 111111
6. 1234567890
7. 1234567
8. password
9. 123123
10. 987654321
11. qwertyuiop
12. fjalëkalim
13. 123321
14. 666666
15. 18atcskd2w
16. 7777777
17. 1q2w3e4r
18. 654321
19. 555555
20. 3rjs1la7qe
21. google
22. 1q2w3e4r5t
23. 123qwe
24. zxcvbnm
25. 1q2w3e
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.