Këto janë 3 shenjat më të pasura të horoskopit - Business Magazine Albania

Këto janë 3 shenjat më të pasura të horoskopit


A dëshiron të dish se cilat janë shenjat e horoskopit të cilat i pëlqejnë shumë paratë dhe kanë prirje për t’u bërë të pasur?

Më poshtë po ju listojmë 3 shenjat, të cilat konsiderohen si më të pasurat ndër të gjitha shenjat e zoodiakut.

 

Vendi i parë: Virgjëresha

Në listën e njerëzve më të pasur në botë, përfaqësuesit e shenjës së Virgjëreshës janë në krye. Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës janë shumë të prirur për biznes dhe nga ana tjetër janë shumë kursimtarë, ç’ka i bën ata të ecin gjithnjë përpara e të jenë ndër njerëzit më të fuqishëm në botë.

 

 

Vendi i dytë: Akrepi

Akrepat si natyrë i kanë shumë qejf paratë dhe nga ana tjetër ata nuk dorëzohen asnjeherë sepse nuk e pranojnë dot humbjen, cilësi kjo që i ndihmon të ecin përpara në punë dhe biznes pa dështuar. Ata gjithashtu nuk e falin konkurrencën dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të fituar.

 

Vendi i tretë: Bricjapi

Bricjapët si natyrë nuk kënaqen me pak dhe janë shumë këmbëngulës për të fituar shumë para. Por ashtu si virgjërsha, ata kursejnë shumë për gjërat e zakonshme por shpenzojnë dhe investojnë në drejtimet që ata i konsiderojnë me leverdi, ç’ka i ndihmon të jenë të suksesshëm dhe shumë analitikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0