Këto femra po luftojnë për barazi në fushën e startupeve

Këto femra po luftojnë për barazi në fushën e startupeve


Sipërmarrjet e drejtuara nga gratë dhe minoritetet tradicionalisht nuk kanë pasur një trajtim të drejtë kur bëhet fjalë për qasjen në kapitale investuese dhe mundësi të tjera. Këto janë disa nga njerëzit që po punojnë për ta ndryshuar këtë.

Këto gra po luftojnë për barazinë në botën e startupeve.

Ellen Pao

Në vitin 2016, ish CEO e Reddit lançoi një projekt jofitimprurës të quajtur Project Include. Projekti punon me kompani si Asana dhe Patreon, duke i ndihmuar ato të përmirësojnë diversitetin dhe përfshirjen.

Arlan Hamilton

Firma Backstage Capital investon në startupe që drejtohen nga femra, njerëz me ngjyrë, dhe njerëz nga LGBTQ. Themeluar nga Arlan Hamilton, fondi i saj i fundit prej 36 milionë është fokusuar në themelueset femra me ngjyrë.

All Raise

All Raise synon të dyfishojë përqindjen e femrave në fushën e sipërmarrjes nga 9 në 18%, dhe rritjen e përqindjes së fondeve që shkojnë për to nga 15 në 25%.

Melinda Gates

Përmes firmës së saj Pivotal Ventures, Melinda Gates ka investuar në fondet që fokusohen në startupet të drejtuara nga femrat dhe përfaqësues të minoriteteve. Së fundmi ajo ka investuar 200,000 dollarë në Alice, një startup për inteligjencën artificiale drejtuar nga dy femra.

Anu Duggal

Në vitin 2014, Anu Duggal lançoi Fondin për Femrat Sipërmarrëse prej 5 milionë dollarë. Fondi i saj i dytë u mbyll në muajin maj 2018 me 27 milionë dollarë.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0