Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njofton në profilin e saj zyrtar se çdo qytetar shqiptar që ka nevojë për ndihmë juridike parësore dhe këshillim ligjor falas, tashmë është plotësisht e mundur.
Ministrja thotë se çdo i interesuar mund t’i drejtohet zyrave të ndihmës juridike parësore falas. Në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe UNDP Albania, këto zyra do të mund t’i gjeni në qytetin e Tiranës, Fierit, Durrësit, Lezhës, Pogradecit, Lushnjës, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Dibrës.
Gjithashtu qytetarët mund të aksesojnë në çdo kohë edhe në portalin www.juristionline.al, numrin e gjelbër 0800 10 10 dhe së fundmi, ndihmën juridike parësore falas mund ta gjeni dhe në portalin www.e-Albania.al
Keni pyetje për problemin tuaj ligjor? Kërkoni të filloni një proces ndërmjetësimi për mosmarrëveshjet tuaja dhe keni nevojë për informim/këshillim në lidhje me procesin? Kërkoni ndihmën e juristëve duke dërguar pyetjen direkt në platformën juristionline.al
Lexoni: Pse freelancing digjital është e ardhmja e punës?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto