Këshilli i Ministrave miraton krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit për Nxitjen e Ekonomisë - Business Magazine Albania

Këshilli i Ministrave miraton krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit për Nxitjen e Ekonomisë

Këshilli i Ministrave miraton krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit për Nxitjen e Ekonomisë
~3 minuta lexim
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do të luajë një rol kyç në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo bankë do të mbështesë sektorët e nënfinancuar, duke siguruar fonde për infrastrukturën, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për zhvillimin e eksporteve shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, sqaroi se ky institucion është krijuar duke u mbështetur në eksperiencat më të mira të institucioneve të ngjashme në Bashkimin Evropian.
“Banka Shqiptare e Zhvillimit ka për synim të financojë zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të financojë projekte infrastrukturore dhe gjithashtu të mbështesë eksportet shqiptare”, tha Ibrahimaj.
Ministrja theksoi se ky institucion do të ofrojë mundësi të reja financiare për ata qytetarë që nuk janë shërbyer ende nga sektori bankar, si dhe për ata që jetojnë në zona rurale. Ajo theksoi gjithashtu se Banka do të ofrojë produkte kursimi që do të përdoren për zhvillimin ekonomik të vendit.
Draftligji për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit është hartuar në bashkëpunim me “Cassa Depositi e Prestiti”, një institucion lider në BE për dhënien e financimeve dhe ka pasur rezultate të suksesshme në zhvillimin ekonomik të tregut italian. Ibrahimaj gjithashtu theksoi se banka do të bashkëpunojë me institucionet financiare ndërkombëtare të BE-së për të siguruar fonde të drejtuara drejt shteteve anëtare dhe vendeve të tjera që janë në procesin e anëtarësimit në BE.
Kjo iniciativë ka për qëllim rritjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe lehtësimin e hyrjes së produkteve dhe shërbimeve shqiptare në tregun e Bashkimit Evropian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0