Mund të listojmë shumë arsye kur vjen puna se pse është kaq e rëndësishme që bizneset të marketojnë veten në botën dixhitle. Një nga arsyet më të mëdha pse biznesi juaj ka nevojë për marketingun online është fakti se nga ky vit numri i përdoruesve ka arritur 3.17 bilionë në të gjithë botën. Në vetvete kjo përmban potencial të madh konsumatorësh të ardhshëm, në mënyrë të veçantë rritet rëndësia nëse e ofron produktin tënd përtej kufijve të shtetit tënd.
Përpos asaj, marketingu online rrit ndërgjegjësimin se ekziston brand-i juaj dhe ngre besim. Disa lloje të marketingut mund të ndihmojnë më shumë në kthimin e vizitorëve të faqjes në blerës, ndërsa të tjerë punojnë më shumë për marrëdhënien besnike. Sa më shumë që marka jote promovohet, aq më shumë do të shihesh me syrin e ekspertit në fushën tënde, aq më i fuqishëm do të bëhet brandi yt.
Përsa i përket strategjive të marketingut ekzistojnë metoda të provuara e të testuara që funksionojnë, por janë në mënyrë të vazhdueshme në ndryshim. Nëse të duhet një plan marketing që funksionon , lexo më poshtë:
1. SEO
SEO ose optimizimi i motorrit të kërkimit bën që website yt të shfaqet në motorrët e kërkimit dhe pikërisht nga fakti se sa mirë di ta përdorësh këtë element do të përcaktohet pozicioni yt kur njerëzit të jenë duke kërkuar për kompaninë tënde. Kjo arrihet nëpërmjet publikimeve të mira që përfshijnë linke, duke përdorur fjalë kyçe dhe promovuar website-in në mënyrë që të rritet popullariteti.
Çelësi drejt SEO-s është me kuptimin e plotë të fjalës një fjalë ‘çelës’. Por për këtë nuk mjafton vetëm gjetja e një fjale dhe përdorimi i saj, ajo që nevojitet janë fjalë që ‘konkurrojnë’ kur janë duke kërkuar për t’ju gjetur ju. Kërkoni statistikat mbi fjalët dhe frazat ‘kyçe’ me anë të Google Keyword Tool.
2. Mediat sociale
Nga janari i 2015-ës numërohen 2.078 bilionë llogari aktive të rrjeteve sociale, arsye kjo sepse gjithkush mund t’ju sugjerojë sepse duhet ta ‘lançoni’ biznesin tuaj nëpër rrjetet sociale. Sërish ka shumë media sociale që nuk japin shpresa për sukses, t’i ndjekësh të gjitha është e vështirë.
Ky është momenti kur vjen në ndihmë një agjensi e mediave sociale, që ndihmon rrejtet e tua sociale të duken sa më atraktive dhe të mbushura me informacione interesante. Ashtu siç bloget duhet updatuar disa herë në javë, në të njëjtën mënyrë funksionon me mediat sociale ku duhet të postohen një sasi e caktuar informacionesh në ditë që kanë lidhje me blogun tuaj, produktet tuaja dhe çfarëdolloj përmbajtje që konsumatorëve mund t’u duket interesante.
3. PPC
Pagesa -për- klikim (pay-per-click) përdor fjalët kyçe, por nuk është SEO. Ajo përdor fjalët dhe frazat kyçe në bazë të pagesës për klikim dhe vendos linkun tënd në një hapësirë reklamimi në seksionin e rezultateve të pagesave të motorrëve të kërkimit. Me fjalë të tjera, sa herë që dikush klikon në linkun tuaj, ju paguani një shumë të caktuar nga ajo që keni fituar nga ky klikim për motorrin e kërimit.
4. Buletinët
Shpeshherë një buletin online përfundon në ‘koshin’ elektronik të marrësit, ndërsa buletinët elektronikë janë një mënyrë shumë e mirë për të pasur sa më shumë ‘trafik të kualifikuar’ për blogun ose faqjen tuaj të internetit. Ai ju lejon të arrini te njerëzit në mënyrë permanente dhe i drejton ata drejt faqjes suaj, rrjedhimisht ju jep shansin që të thoni fjalën tuaj rreth biznesit, produkteve dhe shërbimeve që ofroni.
Që t’i bëni buletinët të punojnë, duhet të kujdeseni që të mos i dërgoni shumë shpesh dhe t’i mbushni ato me material që njerëzit duan t’i lexojnë. Nëse ata e bëjnë zgjedhjen e tyre që ta marin buletinin si një e-mail, atëherë ata do të duan ta lexojnë.
5. Blogging
Blogging është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur rankimin tuaj, të tërhiqni vizitorë natyrshëm dhe ju krijon mundësinë që të shfrytëzoni benefitet e SEO’s. Në marketingun online është gjithashtu fitimprurëse të punosh edhe me anë të linkeve nëpërmjet metoda etike që variojnë brenda në blog. Linket ”inbound” (të drejtuar për nga brenda) dhe “outbound” (të drejtuar për nga jashtë) i shtojnë kredibilitetin blogut dhe ju ofrojnë lidhje të mira me blogger të tjerë.
Vetëm siguroheni që blogu juaj të përbëhet nga artikuj të studiuar mirë dhe që nuk është thjesht një reklamim i kompanisë suaj. Ju jeni një ekspert në fushën tuaj dhe blogu juaj do të rritet duke u treguar njerëzve që keni njohuri për ato gjëra që shkruani aty.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.