Keni makinë të vjetër? Qeveria do ju japë para për të blerë një të re - Business Magazine Albania

Keni makinë të vjetër? Qeveria do ju japë para për të blerë një të re


Të gjithë drejtuesit e mjeteve në Shqipëri që kanë një makinë të vjetër, do të ndihmohen me ndihmë ekonomike nga Qeveria për të blerë një automjet të ri. Kjo është skema e re e subvencionimit të Qeverisë, si një rrugëzgjidhje për të ulur nivelin e ndotjes në vend. Ndihma ekonomike do të jepet për ata që zotërojnë një makinë të vjetër dhe që nuk kanë mundësi të mjaftueshme ekonomike për të blerë automjete të reja.

“Për të nxitur drejtuesit që të blejnë automjete të standardeve të fundit dhe të teknologjisë së fundit, është e rëndësishme të ketë një mbështetje financiare, që të mos blejnë automjete të përdorura, me shkarkime të larta të ndotësve në ajër. Kjo nismë është parashikuar për rreth 15 mijë përdorues automjetesh, si dhe ka një vlerë rreth 15 milionë euro”, tha Laureta Dibra, përgjegjëse e Sektorit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Mjedisit.

Përveç kësaj skeme të subvencionimit, Qeveria planifikon të ndryshojë edhe taksat për automjetet, që do të tatohen në forma të ndryshme. Kjo do të thotë që makinat me ndotje më të lartë do të paguajnë më shumë ose automjetet e reja mund të hiqen nga sistemi i taksave.

Projektplani kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit po diskutohet me grupet e interesit, ndërsa priten propozime të reja, deri kur të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

Burimi: fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0