Keni filluar të urreni punën? Ja çfarë i ndodh trurit tuaj - Business Magazine Albania

Keni filluar të urreni punën? Ja çfarë i ndodh trurit tuaj

Të gjithë kanë ditë të këqija në punë, por punonjësit duhet të tregohen të vëmendshëm, në mënyrë që kjo ditë e keqe të mos kthehet në diçka rutinë dhe të ndodhë vazhdimisht. Një gjë e tillë nuk do të ketë pasoja vetëm mbi ecurinë dhe rezultatet në punë por mbi të gjitha në shëndetin tuaj.
Puna toksike është një problem që si punëdhënësit ashtu edhe punonjësit duhet ta marrin më seriozisht. Jeffrey Pfeffer, një profesor i sjelljes organizative në Stanford, i cili shkroi librin “Dying for a Paycheck”, zbuloi përmes kërkimeve të tij se menaxhimi i dobët në kompanitë amerikane shkaktonte deri në 8 për qind të pasojave shëndetësore tek punonjësit dhe rreth 120,000 vdekje çdo vit.
Trupi juaj e zbulon përpara jush se puna që po bëni nuk është e duhura për ju sepse ajo është shkaktarja e stresit dhe simptomave të tjera që po përjetoni.

Nuk mund të flini
Një ndër gjërat që do të dëgjoni më shpesh është “net pa gjumë”, tha psikologia klinike Monique Reynolds nga Qendra për Ndryshimin e Gjendjes së Ankthit dhe Sjelljes, me bazë në Maryland. “Njerëzit janë shprehur se ose nuk arrijnë të flenë ose pasi i zë gjumi, zgjohen menjëherë. Ata zgjohen duke menduar për listën me punë që duhet të përfundojnë”, tha psikologia.

Dhembje koke
Kur ju e konsideroni vendin e punës si një “zonë rreziku”, të gjithë muskujt e trupit tensionohen. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, dhembjet kronike në qafë, shpatulla dhe kokë mund të shoqërohen me migrenë dhe të shkaktojnë lëvizje të tensionit

Sëmureni më shpesh
Nëse ju sëmureni  vazhdimisht, merrni parasysh se si ndiheni në punën tuaj. Një numër i madh kërkimesh tregojnë se stresi kronik mund të rrezikojë sistemin imunitar, duke ju bërë më të prekshëm ndaj sëmundjeve.

Ndiheni vazhdimisht të lodhur
Puna toksike mund të krijojë një cikël të tillë që të na bëjë të ndihemi vazhdimisht të lodhur. Studiuesit thonë se punonjësit nuk reagojnë njësoj ndaj një mjedisi pune toksik, por lodhja është një prej simptomave që të gjithë punonjësit mund ta ndiejnë.
Disa simptoma të tjera që shkaktohen si pasojë e një mjedisi pune toksik janë: dhembje stomaku, ndryshime në oreks etj.

Dhembje muskujsh në përgjithësi
Kur puna juaj është toksike, mund të duket sikur po luftoni me një tigër gjatë kohës që ndodheni në tryezën tuaj të punës. I ndodhur vazhdimisht nën një trysni të lartë, truri dërgon në të gjithë organizmin e trupit tuaj hormone të stresit. “Sistemi nervor do të jetë vazhdimisht nën presion dhe asnjëherë i qetë, në një mjedis pune toksik”, tha znj. Reynolds.

Shëndeti mendor përkeqësohet
Znj. Reynolds vuri në dukje se stresi i lartë mund të ndikojë në përkeqësimin e shëndetit mendor.
Dikush që mund të jetë vazhdimisht i shqetësuar nga një mjedis pune toksik mund të përkeqësohet me kalimin e kohës, gjë që ndikon padyshim edhe në shëndetin mendor.

 

https://www.huffpost.com/entry/hate-your-job-body-symptoms_n_5c40a314e4b0a8dbe16e8373

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0