Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor me 1 korrik.Në propozimin e KE kërkohet të hapen kufinjtë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë me argumentin se “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”.
Ky propozim u mbështet edhe nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi i cili shkruan në Twitter:
“Komisioni Europian gjithashtu rekomandon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Flamurin e Shqipërisë, Bosnje & Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë që nga 1 korriku, pasi situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë se ajo e BE.”
Ylva Johansson, komisionere për Çështjet e Brendshme tha se kjo është një qasje e pastër dhe fleksibël për heqjen e kufizimeve duke filluar nga 1 korriku.
Lexoni: Puno me mençuri me Smart Working nga Vodafone Business
Ndërkohë me vendet e tjera të botës, KE rekomandoi hapjen e kufijve në varësi të situatës së tyre epidemiologjike, ndërsa hapja e kufijve brenda BE të bëhet brenda 15 qershorit.
“Udhëtimi ndërkombëtar është kyç për turizmin, biznesin dhe për ribashkimet familjare dhe shoqërore. Ndërkohë që duhet të qëndrojmë të kujdesshëm ka ardhur koha që të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e kufizimeve me vende në të cilat situata shëndetësore është e ngjashme me të BE-së”, tha Johansson.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.