Ke një startup që dëshiron ta zhvillosh? Atëherë bëhu pjesë e programit Flexible StartUp Support! - Business Magazine Albania

Ke një startup që dëshiron ta zhvillosh? Atëherë bëhu pjesë e programit Flexible StartUp Support!


Programi Flexible StartUp Support është një program inkubimi dhe akselerimi i ndërtuar specifikisht për startup-et shqiptare në fazat pas-ideimit, validimit dhe zhvillimit. Programi përmban katër module duke u dhënë themeluesve të rinj fleksibilitet në ndjekjen e tyre bazuar në kërkesat dhe sfidat e industrive që operojnë.

Modulet: 

  1. Lean Start-ups
  2. Sustainable Business Model & Development
  3. Marketing and Sales Strategic Planning
  4. Financial Planning and Fund-raising

Programi ofron fleksibilitet që startup-et të marrin pjesë në ndonjë ose të gjitha modulet e ofruara aktualisht dhe bazuar në kërkesën dhe sfidat e tyre, ai mund të ndryshojë, përshtatet dhe / ose përmblidhet për të përfshirë module dhe shërbime të tjera.

Programi financohet nga projekti BE për Inovacionin (EU for Innovation) dhe implementohet nga akseleratorët Oficina dhe Innovation Nest Tirana.

Programi i përbërë nga katër module, do të zhvillohet për 12 javë duke mbuluar:

  • 12 seminare nga ekspertë ndërkombëtarë: 3 workshop-e për secilin modul, qasje interaktive dhe eksperiencë
  • 12 sesione trajnimi nga ekspertë kombëtarë: 3 trajnime për secilin modul, duke shërbyer si një zgjatim i seminareve ku startup-et do të përdorin njohuritë e marra dhe mjetet drejt ideve / startup-ve të tyre.
  • Sesione peer-to-peer: diskutoni procesin tuaj të validimit me sipërmarrësit e tjerë
  • Konsultime një-për-një: mbi 200 orë seanca këshillimi një-për-një me ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë
  • Qasje në materialin mësimor dhe rrjetin alumni
  • Një praktikë / trajnim i zgjatur në Europë për ekipet më të mira performuese gjatë vitit 2020
  • Akses tek investitorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë përmes Demo day

Data të rëndësishme: 

  • Afati i Aplikimit: 30 Nëntor 2019
  • Dita e Përzgjedhjes (Pitching): 03 Dhjetor 2019
    – Pas rishikimit të aplikimeve, ju mund të merrni një ftesë në ditën e përzgjedhjes për të prezantuar idenë tuaj të biznesit dhe ekipin
    – Një komision përzgjedh startup-et më premtuese për të marrë pjesë në Programin Flexible Start-up Support
  • Fillimi i Programit: 07 Dhjetor 2019

Po kërkohen:

  • Startup-e dhe sipërmarrës në Shqipëri që kanë një ide të zhvilluar dhe janë të gatshëm të angazhohen për ta shndërruar atë në një biznes fitimprurës, kjo përfshin kompani në fazën e hershme dhe ato që janë në rritje.
  • Angazhim për të ndjekur plotësisht Modulet e zgjedhura ose tërë Programin.
  • Sipërmarrës të vendosur, të nxitur dhe pasionantë

Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e programit Flexible Start-up Support në linkun: oficina.al/flexible-support

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0