Modulet:
- Lean Start-ups
- Sustainable Business Model & Development
- Marketing and Sales Strategic Planning
- Financial Planning and Fund-raising
Programi ofron fleksibilitet që startup-et të marrin pjesë në ndonjë ose të gjitha modulet e ofruara aktualisht dhe bazuar në kërkesën dhe sfidat e tyre, ai mund të ndryshojë, përshtatet dhe / ose përmblidhet për të përfshirë module dhe shërbime të tjera.
Programi financohet nga projekti BE për Inovacionin (EU for Innovation) dhe implementohet nga akseleratorët Oficina dhe Innovation Nest Tirana.
Programi i përbërë nga katër module, do të zhvillohet për 12 javë duke mbuluar:
- 12 seminare nga ekspertë ndërkombëtarë: 3 workshop-e për secilin modul, qasje interaktive dhe eksperiencë
- 12 sesione trajnimi nga ekspertë kombëtarë: 3 trajnime për secilin modul, duke shërbyer si një zgjatim i seminareve ku startup-et do të përdorin njohuritë e marra dhe mjetet drejt ideve / startup-ve të tyre.
- Sesione peer-to-peer: diskutoni procesin tuaj të validimit me sipërmarrësit e tjerë
- Konsultime një-për-një: mbi 200 orë seanca këshillimi një-për-një me ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë
- Qasje në materialin mësimor dhe rrjetin alumni
- Një praktikë / trajnim i zgjatur në Europë për ekipet më të mira performuese gjatë vitit 2020
- Akses tek investitorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë përmes Demo day
Data të rëndësishme:
- Afati i Aplikimit: 30 Nëntor 2019
- Dita e Përzgjedhjes (Pitching): 03 Dhjetor 2019
– Pas rishikimit të aplikimeve, ju mund të merrni një ftesë në ditën e përzgjedhjes për të prezantuar idenë tuaj të biznesit dhe ekipin
– Një komision përzgjedh startup-et më premtuese për të marrë pjesë në Programin Flexible Start-up Support - Fillimi i Programit: 07 Dhjetor 2019
Po kërkohen:
- Startup-e dhe sipërmarrës në Shqipëri që kanë një ide të zhvilluar dhe janë të gatshëm të angazhohen për ta shndërruar atë në një biznes fitimprurës, kjo përfshin kompani në fazën e hershme dhe ato që janë në rritje.
- Angazhim për të ndjekur plotësisht Modulet e zgjedhura ose tërë Programin.
- Sipërmarrës të vendosur, të nxitur dhe pasionantë
Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e programit Flexible Start-up Support në linkun: oficina.al/flexible-support
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto