Katër Banka Tregtare do të lëvrojnë fondin “Në mbështetje të Grave Sipërmarrëse”

Katër Banka Tregtare do të lëvrojnë fondin “Në mbështetje të Grave Sipërmarrëse”


Komisioni për Fondin e “Në mbështetje të Grave Sipërmarrëse” në mbledhjen e radhës parashtroi autorizimin e AIDA-s për të negociuar me banka të nivelit të dytë, me qëllim implementimin me sukses të strategjisë qeveritare për suportin ndaj Grave Sipërmarrese. Ndërsa komisioni i ngritur pranë AIDA -s, bëri përzgjedhjen nëpërmjet proçesit të selektimit dhe vendosi bashkëpunimin me 4 institucionet bankare .

Gratë sipërmarrëse në biznes apo edhe administratore, të cilat kanë jo më pak se një vit që janë duke ushtruar biznesin e tyre, do të mbështeten nga një fond me një vlerë të përgjithshme prej 10 milionë lekësh.

Ky fond që do të shpërndahet këtë vit për një periudhë zbatimi për 4 vjet. Fondi në Mbështetje të Grave Sipërmarrëse e cila do të shpërndahet për gjininë femër, ka për qëllim subvencionimin e normës së interesit të kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat drejtohen nga gratë si pronare apo administratore.

Përveç buxhetit të shtetit të parashikuar si më sipër, mund të ketë si burim financimi edhe donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare. Kjo skemë konsiston në pagesën e interesave për kreditë e marra nga gratë dhe që do të përdoren për investime në biznes. Ndihma financiare do të mbulojë 50 për qind të normës së interesit, për 4 vite radhazi dhe jo më shumë se 1 milion lekë për një kredi, për ndërmarrjet që do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre në.

/ATSH/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0