Smartfonët mund të bien lehtë pre e sulmeve kibernetike nëse përdoruesi i tyre nuk tregon kujdes të duhur. Telefonat spiunohen vazhdimisht nga grupe hakerësh, por ekzistojnë në të njëjtën kohë edhe shumë metoda se si të hetohet kjo.
Aplikacionet e panjohura
Nëse në telefonin tuaj po instalohen programe dhe aplikacione që as nuk i njihni e as nuk i keni instaluar, mund të jetë spiunim kibernetik. Aplikacionit zakonisht janë prodhime të hakerëve që ato i punojnë dhe i instalojnë në telefonin tuaj në momentin kur marrin qasje. Nëpërmjet tyre, operimi me të dhënat tua është shumë i lehtë, thuhet në blogun teknologjik “Top10VPN”.
Andaj, nëse dyshoni se jeni duke u përgjuar nga aplikacione të panjohura, fshini menjëherë dhe riformatojeni telefonin, në mënyrë që t’ua ndërprisni qasjen.
“Rooted” ose “Jailbroken”
Shndërrimi i sistemit operativ në “Rooted” ose “Jailbroken” pa dijeninë tuaj, mund të jetë vepër e hakerëve. Ky shndërrim ua mundëson atyre që t’i anashkalojnë “dyqanet” zyrtare të aplikacioneve dhe të instalojnë programe nga hapësira të pamiratuara dhe të rrezikshme.
Smartfonët mund të bien lehtë pre e sulmeve kibernetike nëse përdoruesi i tyre nuk tregon kujdes të duhur. Telefonat spiunohen vazhdimisht nga grupe hakerësh, por ekzistojnë në të njëjtën kohë edhe shumë metoda se si të hetohet kjo.
Lexo edhe: Disa gabime që nuk duhet t’i bëni kurrë gjatë karikimit të telefonit tuaj
Harxhimi i shpejt i baterisë
Nëse telefoni juaj po e shpenzon shpejt baterinë pa u përdorur tejmase nga ju, mund të jetë si shkak i “punës” së hakerëve.
Nëse hakerët “spyëare” po punojnë vazhdimisht në telefonin tuaj, bateria mund të shpenzohet më shpejt se zakonisht. Nëse vëreni ndryshime të mëdha në baterinë e telefonit tuaj, nisni të dyshoni se dikush ka ndërhyrë në të.
Tejnxehje
Çdo telefon nxehet shumë në raste të caktuara, sidomos kur shfrytëzohet me orë të tëra pa ndërprerë. Por nëse telefonin e keni në qetësi dhe prapë po nxehet, mund të jetë si shkak i ndërhyrjeve të “spyëare”. Kur hakerët vjedhin të dhënat e telefonave, pajisja nxehet më shumë se zakonisht dhe kalon në tejnxehje. Kjo mund të shkaktojë edhe zjarr.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.