Kategoritë e punonjësve të futbollit, që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF-së

Kategoritë e punonjësve të futbollit, që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF-së


Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë të pazakontë kur vendi ynë është paralizuar për shkak të virusit Covid-19.

Lexo: Gerti Boshnjaku: Ja si platforma që po lancojmë do të ndihmojë biznesin në kohë krize, por edhe më pas

Ky vendim iu përcoll profesionistëve të futbollit nga Presidenti Armand Duka, i cili theksoi se kjo masë përfshin periudhën 15 Mars-15 Prill, dhe në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 Prill-15 Maj.

Por, cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë?

  • Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
  • Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
  • Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
  • Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.
  • Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
  • Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.
  • Klubet e kampionatit të femrave.
  • Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë

Lexo: Formacioni QLED TV 2020 nga Samsung emërohet ‘Best in Class’ nga mediat e huaja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0