Kapiteni i Armenisë lë futbollin për të luftuar kundër Azerbajxhanit - Business Magazine Albania

Kapiteni i Armenisë lë futbollin për të luftuar kundër Azerbajxhanit

Varazdat Haroyan, kapiteni i kombëtares së Armenisë, nuk mund të bashkohet me klubin e tij në Greqi, Larisa, pasi vendi i tij është në prag të luftës me Azerbajxhanin. Udhëtimi i mbrojtësit për në Greqi është shtyrë. Lojtari është mobilizuar ushtarakisht për shkak të përkeqësimit të konfliktit të armatosur midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit. 28-vjeçari, që ka luajtur 51 ndeshje me kombëtaren e tij, “është mobilizuar si të gjithë shtetasit armenë nën 40 vjeç dhe tashmë ndodhet në zonën e luftës”, – sipas një mesazhi dërguar pronarit të Larissa, Alexis Kouyias, nga agjenti i lojtarit.

Turqia dhe Rusia mund të hyjnë në konflikt

Këshilli i Sigurimit i OKB do të takohej urgjentisht këtë të martë në mbrëmje për të provuar të shmangte një luftë të hapur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Nago-Karabak shërben si një korridor për tubacionet botërore të naftës dhe gazit. Sikur të mos mjaftonte kjo, luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kërcënojnë të përfshijnë lojtarët rajonalë si Rusia, e cila është në një aleancë ushtarake me Jerevanin dhe Turqinë, e cila mbështet Bakun. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e dhunës dhe ka raporte për dhjetëra të vdekur. Në dy ditë luftime, si forcat armene, ashtu edhe ato azere kanë përdorur helikopterë, dronë, tanke dhe artileri të rëndë.

Për t’u transferuar në Greqi, Haroyan kishte prishur në shtator, miqësisht, kontratën e tij me klubin rus, Ural Yekaterinburg, në të cilin kishte luajtur 55 ndeshje në tri sezone, duke shënuar edhe tre gola. Haroyan ka luajtur gjithashtu në Iran, për Padideh (2016-2017), si dhe në Armeni për Pyunik (2009-2016) dhe Patani (2008).

FRANCE FOOTBALL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0