Kandidatët për “Influencerin/en e Vitit” 2025 të Business Leaders! - Business Magazine Albania

Kandidatët për “Influencerin/en e Vitit” 2025 të Business Leaders!

Në botën e rrjeteve sociale dhe komunikimit digjital, ka një person që ka kapur  vëmendjen  dhe ka pëlqimin tuaj. A është një dashamirës i teknologjisë, i modës, apo një frymëzim në fushën e biznesit? Nominoni atë influencër që është më shumë se një fytyrë e njohur – është një udhëheqës, një shfaqës idesh dhe një pjesë e jetës së përditshme. Votoni atë që mendoni se dallon nga të tjerët!

Flogerta Lesi

Flogerta Lesi

Flogerta është e njohur për shkrimet e saj të fuqishme dhe qasjen krijuese në blogje, newsletter-e dhe LinkedIn. Ajo kombinon copywriting, ghostwriting dhe SEO për të ndihmuar klientët të ndërtojnë markën e tyre online. Me stil të drejtpërdrejtë dhe humor të zgjuar, Lesi sjell rezultate profesionale dhe projekte të përfunduara në kohë.

Blendi Fevziu

Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetar dhe moderator me një përvojë të gjatë në media, i njohur për intervistat e tij me figura kyçe politike dhe publike shqiptare dhe jo vetëm. Me programin televiziv “Opinion”, i cili transmetohet prej më shumë se dy dekadash, ai ka vendosur standarde të larta në gazetarinë shqiptare. Përveç profesionalizmit dhe objektivitetit si gazetar, Fevziu është aktiv në mediat sociale dhe ka pasion udhëtimet, duke ndarë përvojat dhe vlerat e tij edhe jashtë ekranit.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Blendi Salaj

Blendi Salaj

Gazetar, autor dhe drejtues programesh të ndryshme radiofonike dhe televizive, i cili që prej vitit 2003 është angazhuar në jetën publike shqiptare edhe si publicist online dhe në shtypin e shkruar. Ai ka ndërtuar një profil të dallueshëm përmes prezencës mediatike dhe në rrjetet sociale. Nga shtatori 2022 ai është autor dhe moderator i “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel.

Arbana Osmani

Arbana Osmani

Një nga figurat publike me karrierë të spikatur në televizion, e cila ka arritur të bëhet një nga fytyrat më të dashura të medias shqiptare. Njihet për energjinë, karizmën dhe lidhjen me publikun. Sot ajo është edhe një nga personazhet publik më të ndjekur në mediat sociale. Së fundi ajo është angazhuar edhe në sipërmarrje përmes Bana’s.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Marsel Kalemi

Marsel Kalemi

Marsel Kalemi është sipërmarrës dhe themelues i “Kalemi Travel”, një agjensi turistike që filloi në një zyrë të vogël më 2011 dhe u rrit falë përdorimit të hershëm të Facebook-ut për promovim. Ai kombinon biznesin me humor dhe përmbajtje që prek tema sociale, duke ndërtuar një komunitet të gjerë në mediat sociale. Me vizion dhe kreativitet, Kalemi ka kthyer një fillim modest në një markë të njohur në udhëtime dhe komunikim online.

Lexo edhe:Kandidatët për “Yllin e Diasporës” 2025 të Business Leaders!

Altin Prenga

Altin Prenga

Altin Prenga është shef kuzhine dhe sipërmarrës shqiptar, themelues i restorantit “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës, ku promovon prodhimet natyrale dhe gatimet tradicionale shqiptare me një qasje moderne. Pas 10 vjetësh në Itali, ai u kthye në vendlindje për të ndërtuar një biznes që mbështet komunitetin lokal dhe zhvillon bujqësinë e zonës. Me vizion dhe pasion, Altin ka krijuar një model biznesi që promovon gastronominë shqiptare dhe biodiversitetin e vendit.

Shefqet Avdullau

Shefqet Avdullau

Shefqet Avdullau është investitor engjëll dhe ekspert në validimin e ideve të biznesit, i njohur për metodologjinë e tij “Startup Idea Validation Framework” që ndihmon sipërmarrësit të testojnë idetë e tyre para se të investojnë burime të konsiderueshme. Ai këshillon startup-et të fokusohen në zgjidhjen e problemeve reale të klientëve dhe të ndërtojnë produkte të provuara dhe të qëndrueshme.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Julian Saraçi

Julian Saraçi

Julian Saraçi është Partner Drejtues në firmën ndërkombëtare të auditimit dhe konsulencës ‘’Blackmont Strategies’’, me eksperiencë gati 10-vjeçare në auditim, kontabilitet dhe konsulencë tatimore për sektorë të ndryshëm si: ndërtimi, teknologjia, energjia, farmaceutika dhe shërbimet financiare. Juliani është aktiv në organizata profesionale dhe ofron konsulencë strategjike për bizneset dhe organizatat jofitimprurëse, duke mbështetur zhvillimin dhe suksesin e qëndrueshëm të klientëve. Përtej kësaj ai është një zë i lirë dhe i fuqishëm në hapësirën publike që adreson problematika dhe kauza të lidhura me tregun e punës dhe jo vetëm.

Valon Canhasi

Valon Canhasi

Valon Canhasi është një inovator dhe lider i njohur në fushën e mediave sociale dhe marketingut digjital në rajon, themelues i Hallakate, një agjenci që ndihmon bizneset dhe individët të ndërtojnë prezencën e tyre online në mënyrë profesionale. Ai ka trajnuar mbi 5000 profesionistë dhe është drejtues i 3GO Podcast, si dhe bashkëthemelues i Shkolla.Ai, shkolla e parë që ofron aftësi marketingu të fuqizuara nga inteligjenca artificiale. 

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Sherina Spahiu

Sherina Spahiu

Sherina Spahiu është digital creator dhe influencuese me një ndjekje prej mbi 174 mijë personash në Instagram. Ajo është themeluese e Bliss Pharma, një destinacioni i besuar për gratë, nënat, foshnjat dhe familjet që kërkojnë produkte me cilësi të lartë për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Përmes përvojave të saj personale dhe kreative, Sherina promovon energji pozitive dhe një stil jete të gëzuar për ndjekësit e saj.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0