Kandidatët e ICT Awards ballafaqohen me jurinë, më 11 Qershor shpallen fituesit e edicionit 10-të - Business Magazine Albania

Kandidatët e ICT Awards ballafaqohen me jurinë, më 11 Qershor shpallen fituesit e edicionit 10-të

Ict Awards

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të bukura dhe heronj të kohës moderne si yje në ngritje, sipërmarrës, drejtues, profesionistë dhe udhëheqës të teknologjisë.

Sot e kthyer në një skenë arritjesh shqiptare në teknologji, Albanian ICT Awards më 14-15 Maj nisi marshimin e saj drejt finales së madhe të 11 Qershorit me Mbrëmjen Gala e cila do të shpallë fituesit e edicionit të 10-të jubilar.

Një finale e cila kurorëzon jo vetëm rrugëtimin disa mujor të një gjenerate të rinjsh të cilët i kanë besuar Albanian ICT Awards ndryshimin që ato shohin në botë, por edhe një moment historik i një përkushtimi 10 vjeçar në shërbim shoqërisë dhe progresit përmes teknologjisë.

Si pjesë e fazës së fundit të vlerësimit të projekteve të mbërritura gjatë periudhës së aplikimeve, juria e edicionit të 10-të e përfaqësuar nga Edona Bilali, Altin Petre, Visar A. Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elinda Kajo Meçe, Edlira N Martiri, Ilir Capuni, Blerim Rexha, Jeta Zagragja, Ermal Beqiri dhe Hana Qerimi u mblodh në takimin e saj të dytë.

Kandidate ICT Awards

21 kandidatë nga Kosova, Presheva dhe Maqedonia e Veriut prezantuan përballë jurisë më 14 Maj në ambientet e Albivision në Prishtinë ndërsa 23 kandidatë nga Shqipëria e Diaspora prezantuan më 15 Maj në Tiranë pranë qendrës ICTSlab.

Lexo: Thirrje për Startup-e në programin Startup Venture

Deri në mbyllje të aplikimeve më 17 Prill, 80 projekte dhe 100 kandidatë ishin bërë pjesë e garës në 8 kategoritë e saj si ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititÇmimi i Sipërmarrjes Inovative në BlockchainICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeGruaja në ICTSiguri Kibernetike dhe Formulari i Nonimit në ICT Awards. Këto projekte kaluan në filtrin e jurisë në takimin e saj të parë prej të cilës dolën edhe projektet e listës së ngushtë që do të prezantoheshin përballë jurisë.

Me një larmi fushash, sektorë dhe teknologjish aplikimi si përdorimi i NFT-ve, dronëve, robotëve automatizues, teknologjisë blockchain e kriptomonedhave me inovacione nga më të spikatura, në disa kategori gara ishte më fortë si Ylli në Ngritje apo Sipërmarrja Inovative në Blockchain.

Një maratonë dy ditore, prezantimi dinjitoz i secilit projekt përballë jurisë luan një rol jetik në vlerësimin e saj nga ICT Awards shkon drejt finales së madhe të Mbrëmjes Gala.

Juria e edicionit të dhjetë të ICT Awards u drejtua këtë vit drejtohet nga z. Visar Jasiqi anëtar juria që nga edicion i parë i kësaj gare në 2012-ën. Dekane e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës, znj. Elinda Kajo Meçe përfaqëson zëvendës kryetarin e jurisë.

Çmime dhe surpriza që promovojnë dhe shpërblejnë punën, vizionin, arritjen e të rinjve, profesionistëve, liderëve, novatorëve, akademikë, studiues, sipërmarrës e femra në teknologji janë rezervuar në Mbrëmjen Gala e cila çdo vit mbledh një komunitet të tërë inovacioni nga mbarë trevat shqipfolëse.

Juria Ict Awards

Albanian ICT Awards hapi edicionin e saj të dhjetë më 16 Shkurt. Mbi 20 takime informuese në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Korçë, Elbasan, Prizren, Durrës, Gjakovë, Fier e Preshevë u organizuan pranë qendrave të inovacionit, shkollave e universiteteve, një format tashmë i munguar prej dy vitesh për shkak të masave parandaluese të pandemisë së Covid-19.

Një dekadë inovacion, Albanian ICT Awards ka mbështetjen e sponsorëve Diamond Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone Albania, Dev.al, Albsoft, sponsorëve Gold Radix, Baboon, Ibas, Facilization, OneUP, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory, EasyPay dhe partnerëve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Komuna Prishtinë, Bashkia Tiranë, AUK, SEEU TechPark dhe Top Channel, Shqip.com, Telegrafi, PCWorld, CIO janë sponsorë, partnerë dhe mbështetës mediatikë të tjerë të kësaj gare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0