Kampi Veror "Code for Albania", mbi 100 të rinj mësojnë teknologji në Korçë - Business Magazine Albania

Kampi Veror “Code for Albania”, mbi 100 të rinj mësojnë teknologji në Korçë

Code for Albania

“Shqiptarët ende ëndërrojnë dhe përpiqen për një të ardhme më të mirë për veten dhe rajonin”. Ky është pohimi i Admir Malaj-t, përfaqësues i Code for Albania, në finalen e kampit veror në fushën e It. Dhjetëra të rinj u bënë pjesë e grupit të Kampit Veror të Code for Albania, organizuar nën ombrellën e Korça ICT Academy, nga alphaPlan, Code.X dhe Bashkia Korçë.

100 fëmijë dhe 20 profesionistë/studentë të shkencave kompjuterike nga Shqipëria dhe 10 instruktorë nga SHBA mësuan kodim dhe projektim me në qendër njeriun (HCD) në qytetin e Korçës, duke përdorur infrastrukturën që administrata lokale ka ngritur prej vitesh për fëmijët dhe të rinjtë e saj.

“Nuk ka asgjë të ngjashme për madhësi, cilësi dhe përmbajtje me këtë program jashtëshkollor. Këtu do të ngrihen kampionët dhe start-upet e ardhshme të teknologjisë. 2030, na prit! Ne po vijmë”, thotë Admir në një postim të tij në mediat sociale.
Ai e cilëson këtë një moment historik. “Ne synojmë të krijojmë në Korçë një qendër rajonale për kampet verore dhe eventet e teknologjisë, ku të rinjtë nga Evropa Juglindore mund të mësojnë, luajnë dhe punojnë së bashku në shkencat kompjuterike, projektimin me në qendër njeriun dhe fusha të tjera të lidhura me teknologjinë”, thotë Malaj.

Sipas tij,” të rinjtë do të krijojnë kështu besim tek njëri-tjetri në një mjedis të sigurt, do të kuptojnë se toleranca dhe diversiteti mund t’i pasurojnë ata personalisht dhe profesionalisht. Ata do të ndërtojnë start-up-et e ardhshme që do ndryshojnë lojën në dekadat në vijim. Nëpërmjet këtij programi ne mund të çelim vërtetë një rrugë drejt një të ardhmeje paqësore dhe të begatë për rajonin tonë. Ne mund të bëjmë histori”!

Ka shumë persona që kanë kontribut në këtë nisëm, por veçohen Niko Peleshi, Sotiraq Filo, Aleksander Bello, #EneaMançellari, Ori Hoxha.

Përtej fokusit teknologjik, fëmijët dhe studentët kanë mundësinë të ushtrojnë aktivitete të tjera artistike, sportive dhe kulturore.

Programi “Code for Albania” filloi katër vjet më parë me 21 të rinj nga Tirana dhe 6 nga Korça nën patronazhin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bashkisë Korçë dhe diasporës teknologjike në ShBA. Tani në kampin veror marrin pjesë 70 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe 30 nga Korça.

Ndërkohë që më shumë se 200 të rinj janë të trajnuar gjerësisht në python, react.js, loë code/no code dhe Human Centered Design këto 4 vjet.

Code for Albania është një trajnim trevjeçar i strukturuar në tre kampe verore dhe trajnim gjatë gjithë vitit. Të rinjtë mësojnë dhe bëjnë miqësi, ndërtojnë besim dhe eksperimentojnë në një mjedis të sigurt dhe kërkues. Me edukatorët e talentuar dhe rrjetin e liderëve të teknologjisë, mund të jeni të sigurt se shumë start-up-e të suksesshme do të krijohen nga kjo nismë.Prej kohësh nuk po dëgjonim organizime të kampeve verore jashtë Tirane, e aq më tepër të fokusuara në teknologji. Nisma e fundit e bashkisë Korçë dhe Code for Albania sjell një surprizë të këndshme për fëmijët shqiptarë.

Së bashku me Code.X, një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga ish-studentë të Stanford që jetojnë e punojnë në Silicon Valley, në Korçë po zhvillohet një kamp veror me një nivel të lartë teknologjik për fëmijët shqiptarë, duke themeluar kështu një hapësirë ​​shumë të veçantë të quajtur: “Akademia TIK e Korçës”, ose “Korça ICT Academy”.

100 fëmijë nga e gjithë Shqipëria, 20 profesionistë dhe studentë të shkencave kompjuterike, 10 instruktorë ndërkombëtarë që studiojnë dhe punojnë në qendrat më të mëdha teknologjie në SHBA, si dhe pedagogë shqiptarë, janë në Korçë për dy javë, për t’u mësuar fëmijëve Python, React.js dhe projektimin me në qendër njeriun, ose në anglisht Human Centered Design.

Lexo: Maqedonia, vendi i parë në rajon që do të prodhojë makina elektrike

Përtej fokusit teknologjik, fëmijët dhe studentët kanë mundësinë të ushtrojnë aktivitete të tjera artistike, sportive dhe kulturore.

Programi Code for Albania filloi katër vjet më parë me 21 të rinj nga Tirana dhe 6 nga Korça nën patronazhin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bashkisë Korçë dhe diasporës teknologjike në ShBA. Tani në kampin veror marrin pjesë 70 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe 30 nga Korça.

Ndërkohë që më shumë se 200 të rinj janë të trajnuar gjerësisht në python, react.js, loë code/no code dhe Human Centered Design këto 4 vjet.

Code for Albania është një trajnim trevjeçar i strukturuar në tre kampe verore dhe trajnim gjatë gjithë vitit. Të rinjtë mësojnë dhe bëjnë miqësi, ndërtojnë besim dhe eksperimentojnë në një mjedis të sigurt dhe kërkues. Me edukatorët e talentuar dhe rrjetin e liderëve të teknologjisë, mund të jeni të sigurt se shumë start-up-e të suksesshme do të krijohen nga kjo nismë.

Nisma synon të themelojë në Korçë një qendër rajonale për kampe verore dhe eventet teknologjike. Nën moton “Ne guxojmë të bëjmë ndryshimin!”. Bashkia Korçë dhe Code for Albania duan të tregojnë se Shqipëria është më e madhe se Tirana dhe se përtej teknologjisë ata përqafojnë së bashku diversitetin, artin dhe sportin, duke uruar që të gjithë të rinjtë e rajonit të vijnë në Korçë një herë në jetë dhe të kenë mundësi të artë për të bërë ndryshimin, të mbështetur nga ekipet e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0