iPhone-i i rradhës nga Apple do të ketë një kamerë të përparme 3D e cila do të mundësojë njohjen e fytyrës, shkruan analisti i KGI Securities Ming-Chi Kuo.
Një përdorim për kamerën 3D është për lojërat të cilat do të shfaqin fytyrën e përdoruesit në vend të karakterit. Përdorime të tjera përfshijnë njohjen e fytyrës, njohjen e irisit dhe selfie të përmirësuara.
Apple kohët e fundit bleu Faceshift, një kompani AR që ka punuar me teknologjinë e transformimin të fytyrës. Sensori gjithashtu supozohet të përfshij teknologji nga PrimeSense, një kompani AR që Apple bleu në vitin 2013.
Ja çfarë thuhet për “iPhone 8”, një model i ridizejnuar i cili pritet të lançohet në vjeshtë:
• Apple pritet të sjellë një ekran anësor 5.8 inç, pa skaje apo bordurë, duke përdorur teknologjinë e pamjes OLED e cila mundëson konsum më të mirë të energjisë.
• Ndërtimi i iPhone 8 mund të jetë prej xhami ose çeliku.
• Butoni kryesor Home do të jetë i integruar (i shkrirë) në ekran.
• Modeli i iPhone 8 mund të përfshijë karkimin me wireless, duke shmangur kështu fishat e karikuesve të zakonshëm.
• Nuk do të ketë hapësirë për kufjet.
• Çmimi mendohet të jetë 1000 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto